Bota

Tensionet me Greqinë, Ankaraja sulmon presidentin francez: Kush është Macron dhe si ka dështuar përballë Erdoganit

Reagimi vjen pas komentit të fortë të Macron, i cili tha se Turqia nuk mund të dalë e pandëshkuar për shkeljet në ujërat e Bashkimit Evropian, referuar tensioneve në Greqi, ku 17 anije turke kërkuan të gërmonin për naftë dhe gaz në ujërat e Detit Egje dhe Mesdheun Lindor. 
Featured image of article: Tensionet me Greqinë, Ankaraja sulmon presidentin francez: Kush është Macron dhe si ka dështuar përballë Erdoganit Rexhep Taip Erdogan dhe Emmanuel Macron

TURQI- Pas tensionimit të marrëdhënieve me Egjiptin dhe Greqia, Turqia e ka nisur luftën me deklarata edhe me Francën. Omer Celik, zëdhnësi i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), në Turqi ka reaguar në Twitter ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke e ironizuar këtë të fundit, me togfjalëshin se “para se të merret me Turqinë të zgjidhë njëherë problemet e Francës”.

Reagimi vjen pas komentit të fortë të Macron, i cili tha se Turqia nuk mund të dalë e pandëshkuar për shkeljet në ujërat e Bashkimit Evropian, referuar tensioneve në Greqi, ku 17 anije turke kërkuan të gërmonin për naftë dhe gaz në ujërat e Detit Egje dhe Mesdheun Lindor.

“Emmanuel Macron, duhet të shohë rrugën e Francës përpara se të akuzojë Turqinë” shkruajti në Twitter Omer Celik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai gjithashtu ka theksuar se Macron është përsëri në gabim duke mbështetur aktivitetet e padrejta dhe të paligjshme të administratës Greke në Mesdhe.

“Ai po bën të njëjtin gabim në Mesdheun Lindor që bëri në Libi. Kohët e fundit ai pretendoi se një anije luftarake turke sulmoi një anije franceze dhe pretendimi i tij u kundërshtua. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë vazhdimisht, presidentit francez Macron të vërtetën për Sirinë, Libinë, Qipron dhe Mesdheun Lindor. Gjithmonë provohej se ajo që presidenti ynë thoshte ishte e vërtetë, ndërsa ajo që thoshte Macron ishte e gabuar. Macron, i cili bën thirrje për sanksione ndaj Turqisë, është mbështetësi më i madh i fajtorëve përgjegjës për varret masive në Libi, duke iu referuar provave të gjetura në zonë, kohët e fundit nga kryekomandanti Khalifa Haftar. ” ka thënë Celik. 

(k.a;f.g/dosja.al)

Shto Koment