Bota

Tensionet Greqi-Turqi/ Kryeministri grek Mitsotakis : Do i çojmë në Hagë nëse çështja nuk zgjidhet

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se kjo ka qenë një situatë e vështirë, por nuk i është afruar një lufte. 
Featured image of article: Tensionet Greqi-Turqi/ Kryeministri grek Mitsotakis : Do i çojmë në Hagë nëse çështja nuk zgjidhet

GREQI-Tensionet midis Greqisë dhe Truqisë kanë qenë më të ashpëra në muajin tetor, duke nënkuptuar që çështja mund të shkonte në luftë. Por sipas mediave, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se kjo ka qenë një situatë e vështirë, por është ende larg luftës. 

“Ne kemi pasur shumë muaj të vështirë me Turqinë. Por ne nuk iu afruam luftës, por kishte momente me intensitet të lartë që duhej të ishim shumë të kujdesshëm. Turqia kishte mundësinë për të tërhequr “Oruc Reis” në tetor por nuk e bëri. Ajo e bëri atë disa ditë para Samitit,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, Kyriakos Mitsotakis ka riktheksuar se është e gatshme të negociojë me Turqinë, ndërsa ka thënë se në rast se do ketë një bllokim të cështjen e konfliktit për kufirin detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet kohët e fundit në Mesdheun Lindor janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimeve të energjisë. Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon. Por, këto kërkime kanë shkaktuar tensione me Greqinë, të cilët e kanë marrë si provokimin veprimin e Turqisë. Ndërkohë nga ana tjerët në krah Greqisë i ka dalë BE-ja, e cila ka paralajmëruar dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë në rast se nuk tërhiqet.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment