Bota

Tensionet Francë-Turqi/ Rexhep Tajip Erdogan: Macron është një telash për vendin, shpresoj që ata të shpëtojnë prej tij

Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar personalisht presidentin e Francës. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se uron që sa më shpejt Macron të largohet, në mënyrë që Franca të shpëtojë prej telasheve të tij. 
Featured image of article: Tensionet Francë-Turqi/ Rexhep Tajip Erdogan: Macron është një telash për vendin, shpresoj që ata të shpëtojnë prej tij Emannuel Macron dhe Rexhep Tajip Erdogan

TURQI-Tensionet midis Francës dhe Turqisë nuk kanë ndaluar. Së fundmi presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar personalisht presidentin e Francës. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se uron që sa më shpejt Macron të largohet, në mënyrë që Franca të shpëtojë prej telasheve të tij.

“Macron është një telash për Francën. Me të, Franca po kalon një periudhë shumë, shumë të rrezikshme. Shpresoj që ai vend t`i heqë qafe sa më shpejt që të jetë e mundur telashet e Macronit”- ka thënë Erdogan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet midis Turqia dhe Franca janë përkeqësuar muajit e fundit. Duke nisur që me tensionet në Mesdheun lindor e deri tek problemet në ndikimin mbi rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabakut. Gjithashtu, një nga arsyet e konfliktit midis tyre është dhe shfaqa e karikaturave të profetit Muhamed nga një mësuese në Francë, i cili u vra në mënyrë makabër nga nxënësi i tij. Tensionet mes tyre janë përshkallëzuar edhe më shumë pas lëvizjeve të Parisit zyrtar për goditjen e ekstremizmit islamik në vazhdën e disa sulmeve në tokën franceze. Erdogani në mënyrë të përsëritur është shprehur se presidenti i Francës duhet të kryejë “kontrolle mendore” dhe i ka kërkuar popullit turk të bojkotojë produktet.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment