Bota

Tensionet në Egje, Ministri i Jashtëm francez thirrje Turqisë: Ndryshoni sjelljen, hapini rrugën dialogut

Gjithashtu, ai ka ritheksuar dhe çështjen e qëndrimit të Ankarasë në thirrjet për bojkot të produkteve franceze në disa vende myslimane.
Featured image of article: Tensionet në Egje, Ministri i Jashtëm francez thirrje Turqisë: Ndryshoni sjelljen, hapini rrugën dialogut Frank Rister,

FRANCË-Në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian do të diskutohet dhe çështja e tensioneve që Turqia ka shkaktuar në Egje me Greqinë, por ku nukn ka munguar as ndërhyrja e fortë e presidentit francez, Emmanuel Macron. Sipas mediave të huaj, ministri i Jashtëm Francez Frank Rister, ka thënë që ndër të tjera Truqia duhet të dënohet dhe për ndikimin që ka pasur në luftën e rajonin Nagarno-Karnabak.

“Sjellja e saj, veçanërisht në krizën e Nagorno-Karabakut, është e papranueshme, për këtë duhet diskutuar,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka ritheksuar dhe çështjen e qëndrimit të Ankarasë në thirrjet për bojkot të produkteve franceze në disa vende myslimane.

Turqia luan një rol të dënueshëm, ajo ka bërë thirrje në mënyrë që të dëmtojë Francën dhe të dëmtojë vlerat që përfaqëson Franca. Ne dëshirojmë që Turqia të ndryshojë, urojmë që kjo sjellje të ndryshojë, kjo sjellje shtrirë në Mesdheun lindor me këto hetime që prekin sovranitetin qipriot dhe grek,”-ka thënë ai. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rister ka thënë se Turqia duhet të ndalojë menjëherë këtë sjellje dhe ti lërë vend dialogut.

“Turqia është një popull i madh, një vend i madh me të cilin ne duam të kemi marrëdhënie diplomatike dhe ekonomike, por ne duhet të kemi një dialog të së vërtetës, sepse nuk mund të vazhdojmë kështu,” tha ai.

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë disa javë më parë, futën në lojë edhe presidentin francez Emmanuel Macron. Macron dënoi ndërhyrjet e Turqisë në Egje, ndërsa u pozicionua fort krah Greqisë. Deklaratat mes Erdogan dhe Macron kapën pikun pas sulmeve terroriste në Francë, dhe tashmë qëndrimi i BE do të duket në mbledhjen e KE.

(k.a;f.g/dosja.al)

Shto Koment