Aktualitet

Tensione dhe përplasje/ Neritan Liçaj s’duron më, shpërthen në të qarë: Unë jam teatri (VD)

Neritan Liçaj ka shpërthyer në të qarë dhe ka theksuar se nuk do të lejojë që të shembet Teatri Kombëtar.

Tiranë- Vijojnë tensionet te Teatri Kombëtar.  Pas disa përplasjesh me policinë, qytetarë, artistë dhe politikanë kanë hyrë brenda kësaj godine dhe shprehen të vendosur se nuk do ra lejojnë që jo të prishet, shembet.

Përpos dhunës, revoltës shumë prej artistëve janë përlotur para godinës së Teatrit Kombëtar.

Një ndër ta është edhe aktori Neritan Liçaj i cili ka shpërthyer në lot teksa mban në duar edhe pankartën “Unë jam Teatri”. Menjëherë i shkon për ta qetësuar sociologu Ergys Mërtiri.

TK ka nisur që të zbrazet. Policia rrethoi godinën dhe u përplas me artistët. Edmond Budina u shpreh se është tërhequr zvarrë gjatë natës. Neritan Liçaj u bëri thirrje të gjithë efektivëve “që të mos e vazhdonin këtë turp”. Pas përplasjeve tek Teatri shkuan ish-deputetët e PD dhe Lulzim Basha. Kreu i demokratëve kërcënoi Ramën dhe më pas hyri brenda në godinë. Artistët dhe zyrtarët e PD janë ngujuar në godinë dhe shprehen se nuk do lejojnë zbrazjen dhe shembjen e Teatrit. Reagoi presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se dhuna ndaj qytetarëve është një turp. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

2 Komente në “Tensione dhe përplasje/ Neritan Liçaj s’duron më, shpërthen në të qarë: Unë jam teatri (VD)

  1. me vjen keq per kete loqen se po e keqperdorin si deshtak qe eshte

  2. Zoti marrte hak per lotet e tu te sinqerte dhe pa asnje interes.Thjesht per te mbrojtur trashegimin e artit.Respekte per ju dhe te gjithe ata HERONJË qe po sakrifikojne mbyllur ne teater.jemi me ju

Shto Koment