Aktualitet

Tensione në Laknas/ Përleshje mes banorëve dhe policisë për thertoret, humbin ndjenjat gruaja dhe fëmija (VD)

Sërish tensione në Laknas për mos-prerjen e pyllit. Banorët janë përplasur sërish policinë. Një grua dhe vajza e saj kanë humbur ndjenjat. Ata deklarojnë se nuk do t⌂ lejojnë ndërtimin e thertoreve.

Tiranë- Tensione në Laknas. Mëngjesin e sotëm një firmë private ka shkuar për të prerë pyjet tek “Plepat e Brukës”, në Laknas, ku pritet të ndërtohen thertore në këtë zonë.Të gjithë banorët kanë dalë në rrugë dhe po refuzojnë këtë projekt.

Nuk kanë munguar përplasjet mes disa grave me hunj në duar dhe Policisë, madje një prej tyre dhe një vajzë e vogël kanë humbur ndjenjat. Disa fëmijë të tjerë nga situata e krijuar kanë nisur të qajnë. Gratë deklarojnë se nuk do të lejojnë të që të ndërtohen këtë zonën stallë derrash.

“Ne jemi në vendin tonë, kemi mbrojtur pyllin për 50 vite. Ne po na mbytin, do na bëjnë stallë derrash. Ne shkuam te bashkia na dhanë një muaj afat. Këtu na vijnë këta këlyshë këtu dhe do përfundojmë edhe në spitale.”, u shpreh një banore.

Ata akuzojnë ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun se ka qenë ai ideatori i gjithë këtij projekti,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po na mbytin fëmijët. Do mbajë erë ngado. Këtu nuk ka shtet, pse nuk na lenë të qetë. S’duan të kemi ajër të pastër”, u shpreh një tjetër qytetare.

Si pasojë e rezistencës së banorëve, Policia e Shtetit, Komisariati Kamëz, ka bërë disa shoqërime të tyre në polici.

Edhe më datë 26 shtator, banorët e Laknasit u ngritën në protestë  duke  kundërshtuar vendimin e qeverisë për prerjen  e pemëve  në pyllin afër shtëpive të tyre. Qeveria  kërkon  të shkatërrojë pyllin në Laknas për t’i hapur rrugë ndërtimit të një thertoreje të re. Por sipas reagimeve të banorëve një thertore e re nuk është e nevojshme për to, pasi në zonë janë të paktën 3 thertore të mëdha.

J.V/Dosja.al

  • 14:37

    “Dalin ca plaka të këqija dhe bllokojnë punimet”, vëllai i pronarit që do të ndërtojë thertoren në Laknas ofendon protestuesit

    Përplasja në Laknas

    Banorët e zonës së Laknasit në Kamëz janë ngritur ditën e sotme në një protestë për mbrotjen e zonës së pyllëzuar në afërsi të banesave të tyre.

    Sipas tyre, aty kanë vendosur që të ndërtojnë një thertore derrash, dhe lejen pronari i firmës Bledar Daci e ka marrë nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, megjithëse ajo është një zonë pyjore.

    Vëllai i pronarit të thertores që do të ndërtohet në atë zonë, Arben Daci, ishte i pranishëm në vendngjarje, ku u pyet nga gazetarët se si qëndron e vërteta.

    Daci përdori një gjuhë të ashpër dhe ofenduese ndaj protestuesve femra, ku u drejtua se ato janë “thjeshtë disa plaka të kqija që po bllokojnë punimet”.

    “Kemi bërë projkete. Çohen dy veta aty dhe bllokojnë punën.Ne kemi folur me banorët, me dy tre persona që nuk kanë pasur pretendime. Këtu nuk po ndërtohet një biznes.“- u shpreh Daci.

    Gazetarja: Pse nuk vjen vetë pronari, Bledar Daci, por vini ju i vëllai?

    Vije edhe unë do vijë nesër ai. Ne jemi në të drejtën tonë, sipas ligjit dhe kemi zbatuar të gjitha procedurat që ka shteti. Nga ish-kryetari e kemi marrë lejen. Kemi biseduar është në ligj. Është agroturizëm. Sipas letrave është 1.2 hektar. Kam biseduar me disa banorë, nxisin gratë që të bllokojnë punimet. Ne kemi folur hapur. Nuk fshihemi. Unë jam vetë prezent. Është e pavërtetë. Dalin dy tre plaka të kqija aty dhe ulen duke pengu.”- u shpreh Arben Daci.

  • 13:22

    “E mbyte zonjën”, gratë në Laknas bëhen ‘gardh’, humbin ndjenjat gruaja dhe fëmija

    Përplasja e banorëve me Policinë. Vijon përplasja e banoreve të Laknasit me Policinë. Gratë nuk lejojnë që firma të ndërhyjë për të bërë shpyllëzimin e zonës.

    Një vajzë e vogël bashkë me nënës e saj ka humbur ndjenjat pas përplasjeve me Policinë.

    “S’keni për të parë ditë me sy, Nuk do ju lejojmë ore. Mos shtyni ore. E mbyte atë zonjën ore. Largohuni“, këto janë disa nga thirrjet e banoreve teksa u përplasën me policinë.

  • 11:33

    Përplasje mes banorëve dhe Policisë në Laknas, një grua humb ndjenjat

    Banorët përplasen me Policinë në Laknas pasi nuk lejojnë ndërtimin e thertores në zonën e pyllëzuar. Gjatë përplasjes së grua ka humbur jetën dhe ndërkohë disa fëmijë shpërthyen në të qara.

    “Ne jemi në vendin tonë, kemi mbrojtur pyllin për 50 vite. Ne po na mbytin, do na bëjnë stallë derrash. Ne shkuam te bashkia na dhanë një muaj afat. Këtu na vijnë këta këlyshë këtu dhe do përfundojmë edhe në spitale.”, u shpreh një banore.

Shto Koment