Politike

Video/ Tensione në Komisionin e Medias, dy deputetët socialistë kundër paketës antishpifje, Ylli: Unë falimentova. Ulqini: S’është ligjore!

Në mbledhjen e zhvilluar mrbëmjen e sotme nga Komisioni i Medias, Ylli dhe Ulqini kanë parashtruar tezat e tyre, teksa shprehen se nuk është e drejtë hapësira që po i jepet AMA-s dhe se çdo gazetar ka të drejtë të shkojë në një jykatë për të ankimuar vendimin.

TIRANË– Fidel Ylli dhe Musa Ulqini, janë dy deputetët e Partisë Socialiste që kanë hapur kundër paketës antishpifje të hartuar nga vetë maxhoranca.

Në mbledhjen e zhvilluar mrbëmjen e sotme nga Komisioni i Medias, Ylli dhe Ulqini kanë parashtruar tezat e tyre, teksa shprehen se nuk është e drejtë hapësira që po i jepet AMA-s dhe se çdo gazetar ka të drejtë të shkojë në një jykatë për të ankimuar vendimin.

Sipas Ulqinit, fakti që Këshilli i Ankesave është më i fuqishëm se sa vetë institucioni që e ka krijuar (AMA), është diçka jo në rregull ligjërisht.

Biseda në mbledhje

Fidel Ylli: Unë i përmbahem asaj që thashë dhe e shoh të pavend që në moment që bëhet një një vendim nga AMA, unë kam për detyrë të shkoj në Gjykatë. Nuk mund të marr gjobën sepse i kemi gjykatat në këtë nivel. Ne do mundohemi që me drejtësinë e re që po vjen t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet dhe do të operojmë shumë shpejt për këto vendime. Flas në konceptim e ligjit. Për mendimin tim është e gabuar, që pa marrë vendimin e gjykatës të paguaj gjobën. Po unë falimentova kështu. Unë mund ta fitoj të drejtën në Gjykatë, por çfarë vlere ka pastaj? Mendoj që kjo gjë duhet parë me shumë vëmendje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Musa Ulqini: Mbase është faji im, unë nuk jam jurist por megjithatë si deputet kuotoj dy tre gjëra që nuk shkojnë. Nuk e kam fare shqetësimin unë për asnjë lloj gjobe apo mase. Flasim thjesht. Bordi i AMA-S zgjidhet nga Kuvendi dhe ka shtatë vetë. Ky bordi i AMA-s zgjehd Këshillin e Ankesave që ka pesë persona, shumë në rregull. Tani ky Këshill merr një vendim, masë apo gjobë çfarëdo qoftë. Dhe ky vendim ankimohet tek bordi i AMA-s, nga i cili ka buruar Këshilli i Ankesave. Dhe ky Këshill prej pesë vetash vihet në një pozicion që ky vendim duhet të zbatohet, pasi AMA nuk ka fuqi dhe është institucion Kushtetues. Kjo është diçka që nuk është në rregull me ligjin. Sepse nuk ka mundësi që një institucion i zgjedhur nga Kuvendi me 500 firma, kërkesa e kritere, të barazohet dhe të mos ketë fuqi mbi institucionin që ka zgjedhur vetë. Pse duhet të krijohet ky problem? Nuk po them për keqpërdorimin ekstrem të mediave, etj, se kam fjalën aty flas ligjërisht. Dua të kem një aleat që e njeh mirë ligjin. Është normale që Këshilli i Ankesave dhe bordi të jetë në fuqi të njëjtë me AMA-n. kur kemi institucionin, pse duhet ta krijojmë këtë gjë.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve kmiratuar  parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment