Aktualitet

“Duam pagat tona”/ Tensione në Ballsh, naftëtarët tentojnë të futen me forcë në uzinë, policia i shpërndan me spraj, humbin ndjenjat dy protestues

VIDEO
Naftëtarët e Ballshit përplasen me Policinë, pasi tentojnë të futen me forcë në uzinë. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Ndërkohë policia ka përdorur spraj për shpërndarjen e turmës. Gjatë përplasjeve kanë humbur ndjenjat 2 protestues. Ata janë nisur me urgjencë drejt spitalit.
Featured image of article: “Duam pagat tona”/ Tensione në Ballsh, naftëtarët tentojnë të futen me forcë në uzinë, policia i shpërndan me spraj, humbin ndjenjat dy protestues Foto nga protesta

BALLSH- Tensione në Uzinën e Ballshit. Mëngjesin e sotëm naftëtarët e Ballshit po protestojnë para kësaj uzine, pasi kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Ata tentojnë herë pas here për t’u futur me forcë në ambientet e kësaj uzine, ku janë përplasur me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivët e Policisë së Fierit.

Policia ka përdorur spraj për shpërndarjen e turmës dhe nuk i lejon ata që futen në uzinë. Gjatë përplasjes me Policinë kanë humbur ndjenjat 2 protestues. Këta të fundit janë është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Pas përplasjeve, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj doli në një deklaratë përpara naftëtarëve. Ai tha se protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpërthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë protestuesit brohorasin njëzëri: “Duam lekët tona. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Nëse fëmijët bëhen si këta politikanë, harram ju qoftë. Hapni derën, ky është vendi jonë i punës, nuk kemi gjë me policët. Ne duam vetëm pagat dhe rifillimin e punës”. 

Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur. Rafineria e Ballshit është e mbyllur prej muajsh, duke lënë naftëtarët pa të ardhura. Këta të fundit në muajin prill morën pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, por për ta ishte e pamjaftueshme.

J.V/Dosja.al 

  • 13:38

    Përplasjet në Uzinën e Ballshit/ Mes protestuesve dhe gra, tentojnë të çajnë kordonin e Policisë

    Në protestën e sotme të naftëtarëve të Ballshit morën pjesë edhe disa gra. Këto të fundit kanë qenë prezente edhe gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë.

    Gratë bashkë me protestuesit e tjerë janë përpjekur për të çarë korodonin e Policisë, me qëllim që të futeshin në ambientet e ambinetet e uzinës. Përplasjet shihen qartë në viden e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al.

    Protesta e naftëtarë nisi mëngjesin e sotëm. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur.

  • 11:47

    Naftëtarët në Ballsh çajnë kordonin e Policisë, efektivët hedhin spraj, humbin ndjenjat dy protestues (MOMENTET E TENSIONIT)

    Vijojnë tensionet në uzinën e Ballshit. Policia ka hedhur spraj për shpërndarjen e naftëtarëve, pasi këta të fundit kanë çarë kordonin e efektivëve. Ndërkohë, gjatë përplasjes dy protestues kanë humbur ndjenjat.

    Këta të fundit janë është nisur me urgjencë drejt spitalit. Kanë qenë naftëtarët e tjerë që i iu dhanë ndihmën e parë, teksa i ngritën  peshë dhe i nisën me urgjencë drejt spitalit.

    Pas përplasjeve, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj doli në një deklaratë përpara naftëtarëve. Ai tha se protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpërthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen.

  • 11:06

    Tensione në Ballsh/ Policia shpërndan me spraj protestuesit, naftëtarët: Rama mos jep miliarda për koncesione, investo edhe tek kjo uzinë

    Foto nga protesta

    Vijojnë përplasjet në uzinën e Ballshit. Policia ka shpërndarë me srpaj natëtarët e Ballshit, të cilët kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e kësaj uzine. Ndërkohë një qytetar ka deklaruar për mediet se kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat e prapambetura.

    “Nuk e di nëse ministri po e sheh situatën këtu ku policia ka zaptuar në mënyrë të paligjshme rafinerinë. Që policia të hyjë në një kompni private duhet të jetë bërë një kërkesë nga pronarët që po ushtrojnë dhunë. Po i bëj thirrje ministrit që të reagojë se ne jemi për të shkuar në vendin e punës dhe për të mbrojtur rafinerinë nga zjarret e mundshme. Ne jemi papunë, jemi njerëz të qytetëruar, kemi 40 vite pune në rafineri. Persona të papërgjegjshëm na kanë marrë të dhënat tona personale dhe sot nuk paraqiten këtu. Në rast se personi e sheh të dyshimtë ardhjen e tij pasi na ka marrë të dhënat tona le të vi tëna kthejë mbrapsht, të na shlyejë të gjitha detyrimet që na ka dhe ne marrim rrugën drejt qytetit se nuk vijmë këtu të përplasemi me forcat e rendit” – thotë një prej protestuesve.

    Ndërsa një tjetër protestues i bën thirrje kryeministrit të vendit që t’i ndihmojë ata. “I nderuar kryeministër vër dorë mbi ne se kemi mbi 10 muaj pa punë. Ti ke dhënë 3.2 miliardë koncesione dhe PPP nga taksapaguesit shqiptarë, sikur 1 përqind të kishe hedhur tek kjo uzinë, sot kjo do të ishte në punë” ,  është thirrja e një protestuesi tjetër.

Shto Koment