Aktualitet

Tensione edhe në Gjirokastër, nënkryetari i Bashkisë ultimatum policisë: Deri nesër KZAZ të jetë liruar (VD)

  • Dasho Aliko debat në Gjirokastër: Policia nuk njeh Presidentin, ky është puç
  • Debate janë zhvilluar edhe në një qendër KZAZ-je në Gjirokastër. Nënkryetari i Bashkisë Aurel Lapa ka dhënë kohë deri nesër për lirimin e KZAZ-së.

    GJIROKASTËR– Debate janë zhvilluar edhe në një qendër KZAZ-je në Gjirokastër.  Kryetari i KZAZ-së, Roland Skëndo nuk e ka lejuar zbrazjen e ambientit ku do të duhej që edhe të kryheshin votimet për zgjedhjet lokale. 

    Përveç mbështetësve të opozitës, para KZAZ-së janë mbledhur edhe zyrtarë të Bashkisë dhe ish-deputetë të PD-së. Të pranishëm ka qënë nënkryetari i Bashkisë Aurel Lapa, ish-deputetët Vangjel Tavo e Tritan Shehu, kryetari i PD Dasho Aliko dhe ai i LSI, Krenar Kulla.

    Biseda:

    Aurel Lapa: Ne vijmë për dekretin.

    Shefi i policisë: Ne e marim në ruajtje me kërkesë të KQZ-së. Të lutem vazhdo aty matanë.

    Aurel Lapa: Në kërkojmë lirmin e KZAZ-ve sepse po mbahen në mënyrë të kundraligjshme. Deri nesër kjo hapsirë të lirohet.

    Dasho Aliko: Kush është më i rëndësishëm Kodi Zgjedjor apo dekreti i Presidenti? Kush është garanti i Kushtetutës? Është presidenti. Udhëzimet nuk mund të jenë më të rëndëishme se ligji. Unë si këshilltar kërkoj që të lironi pronën e bashkisë. Presidenti e ka bërë nul. Jeni të detyruar të zbatoni dekretin e presidentit. Hiqni materialet këtej. Bashkia ka marrë të gjitha masat. Ne duam që kjo të boshatiset dhe t’i kthehet Bashkisë. Jemi në momentet e puçit institucional. Do të rezistojmë. Nuk pretendojmë që të ndodhë ajo që ndodh në trevat e tjera, pasi jemi në Gjirokastrën e kulturës.

    Në bashkitë e drejtuara nga opozita kanë nisur incidentet për shkak të dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

    Ky dekret, i cilësuar nul nga mazhoranca ka futur vendin në një krizë edhe më të thellë institucionale dhe politike.

    Në Shkodër, Tropojë e Kavajë janë shënuar incidente, ndërkohë që situata është e tensionuar edhe në Kukës dhe bashkitë e tjera të drejtuara nga PD.

    (k.m & a.s/dosja.al)

    Shto Koment