Politike

Lleshaj flet për tenderin që iu dha Agim Kajmakut: Më akuzuan mua, por s’kam firmosur gjë

Lleshaj u shpreh se e kanë sulmuar shumë, por ai nuk ka firmosur asnjë tender, duke e hedhur fajin tek punonjësit, por këta të fundit i justifikoi duke thënë se janë burokrat dhe shikojnë vetëm procedurat.
Featured image of article: Lleshaj flet për tenderin që iu dha Agim Kajmakut: Më akuzuan mua, por s’kam firmosur gjë Agim Kajmaku dhe Sandër Lleshaj

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot për herë të parë në lidhje me tenderin që i është dhënë gruas së Agim Kajmakut, në kohën kur ky i fundit ka qenë në kërkim.

I ftuar sot në emisionin “Open”, Lleshaj u shpreh se e kanë sulmuar shumë, por ai nuk ka firmosur asnjë tender, duke e hedhur fajin tek punonjësit, por këta të fundit i justifikoi duke thënë se janë burokrat dhe shikojnë vetëm procedurat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jam akuzuar sikur i kam dhënë tendera dhe atij ish-kryetarit të Vorës, por duhet të mësojnë qytetarët që tenderat nuk i japin ministrat. Por duhet të dinë se ata punonjësit janë si robota dhe shikojnë ka apo jo shkelje ligjore dhe e japin”, u shpreh Lleshaj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment