Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar sot kompaninë “Salillari”, që ka marrë përsipër të ndërtojë dy nga tre segmentet e projektit “Unaza e re”. Në një deklaratë për mediat, Klevis Balliu u shpreh se kjo kompani vetë ndërton dhe vetë mbikëqyr pasi është në konlikt interesi me INK-në.
Sipas Balliut, “Salillari” e paguan INK-në si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin.
Ndër të tjera, në emër të PD-së, ish-deputeti risolli në cvëmendje edhe çëshjten e kompanisë “DH Albania” kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë dhe do të merrte 40 milion euro para publike.
Deklaratë e Partisë Demokratike, Klevis Balliu
Edi Rama e nisi dhe po e vazhdon projektin e zgjerimit të Unazës së Re jo si një projekt në shërbim publik, por si një projekt për të vjedhur. Ky është një rast unik, kur në një terren të ngjashëm, pa llogaritur dëmshpërblimet, 1 kilometër të kushtojë 20 milionë euro.
Pasi u kap në flagrancë duke vjedhur me një tender me fitues të paracaktuar, pa garë, pasi u kap me një kompani fallco si dh-ja; pasi ka bllokuar hetimet në prokurori për mashtrimin me DH Albania, agjencitë në varësi të Edi Ramës po e thellojnë vjedhjen.
Siç është bërë e njohur, 2 nga 3 segmentet e projektit korruptiv që prish pa dëmshpërblim shtëpitë e qytetarëve, do t’i ndërtojë kompania Salillari. Praktikisht, ajo do t’i mbikëqyrë po vetë punimet tek Unaza, pasi kompania e përzgjedhur në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik është në konflikt të hapur interesi.
Kompania INK, që duhet të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek Unaza paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin.
Kjo është shkelje flagrante e ligjit të Prokurimeve. Qëllimi është i qartë dhe një i vetëm; të vidhet çdo qindarkë në kurriz të qytetarëve shqiptar. Salillari të bëjë sikur punon dhe INK, që merr para në një projekt tjetër nga Salillari, të bëjë sikur gjithçka është në rregull.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të mos qëndrojë pasive në akte të tilla të shkeljes së ligjit, që kanë si bazë marrëdhënien korruptive, vjedhjen e parave publike duke mashtruar me cilësinë e punimeve. Deri tani, prokuroria është sjellë si zgjatim i Edi Ramës, duke lënë në harresë shumë dosje abuzimesh të kësaj qeverie, veçanërisht dosjen e DH Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë dhe do të merrte 40 milion euro para publike.
Vjedhja e miliona eurove është arsyeja pse Edi Rama nuk pranon dialog me qytetarët e Unazës së Re, që janë në mbrojtje të ligjshme të banesës së tyre.
Në emër të banorëve të Unazës, mesazhi për qeverinë për të zgjidhur këtë konflikt është
Dialog dhe JO dhunë! Siç pohojnë edhe Kombet e Bashkuara, dëbimi i qytetarëve nga shtëpitë është shkelje e të drejtave të njeriut! Mos e shtoni më shumë faturën për shqiptarët, duke detyruar banoret e unazës së re ta çojnë çështjen në Strasburg dhe ta fitojnë!
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për deklaratat e kryeminstrit Edi Rama në samitin e Ohrit, i cili u mbajt ditë e sotme në Maqedoninë e Veriut...
TIRANË- Në muajin Tetor, Kuvendi i Shqipërisë hapi garën për paraqitjen e kandidaturave për të marrë drejtimin e Kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiov...
TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar sot qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, se ky i fundit kërkon të bllokojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke das...
MAQEDONI E VERIUT– Kryeministri Edi Rama ka folur për lajmet që qarkulluan pak ditë parë, lidhur me shëndetin e tij, ku mohoi të kishte probleme shëndetësore. S...
TIRANË– Analisti i njohur Andi Bejtja ka nxjerrë këto ditë librin e tij me poezi të titulluar, ‘Atdhedashuri’.‘Me pesëdhjetë poezi ti thuash të gjitha’, sh...
Tiranë- Një ditë më parë Dosja.al raportoi se kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Ohër do të zhvillojë edhe një takim me Alex Soros, djalin e miliarderit X...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama tha se drejtimi ynë është vetëm perëndimi, teksa theksoi se pa pjesëmarrjen e Serbisë në këtë proces nuk mund të hiqen...
Maqedoni e Veriut– Gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Ohër kryeminstri Edi Rama thumboi presidentin e Serbisë Aleksander Vuçi&ccedi...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij foli për mospraninë e përfaqësuesve të Kosovës në samit, ndërsa ai tha se në këtë rast ky shtet u...
Maqedoni i Veriut- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar në konferencën pas Samitit të Ohrit se vendet e Ballkanit nuk do të rinë të izoluar brenda mu...