Aktualitet

‘Ajo ishte në dijeni të shkeljeve’/ Tenderi i uniformave, kryekomisioneri AKUZON drejtoreshën Naqellari: Ishte e interesuar për realizimin e procedurës në çdo mënyrë

Sipas dëshmisë së dhënë në SPAK, Pjetërnikaj deklaron se ish- drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari tashmë e arrestuar, ishte në dijeni të të gjitha problematikave të konstatuara.
Featured image of article: ‘Ajo ishte në dijeni të shkeljeve’/ Tenderi i uniformave, kryekomisioneri AKUZON drejtoreshën Naqellari: Ishte e interesuar për realizimin e procedurës në çdo mënyrë Edlira Naqellari

TIRANE– Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, lidhur me tenderin abuziv në Ministrinë e Brendshme për uniformat e policisë, ku çoi në arrestimin e 9 zyrtarëve.

Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ylber Pjetërnikaj ka vërejtur disa shkelje në tenderin abuziv. Sipas tij ka pasur mangësi me dokumentacionin nga ofruesit lidhur me procedurën e prokurimit. Pjetërnikaj deklaron në dëshminë në SPAK, se ish- drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari tashmë e arrestuar, ishte në dijeni të të gjitha problematikave të konstatuara.

Pjesë nga dëshmia e Pjetërnikaj dhe dosja e SPAK:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë kohës së procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, unë si anëtar i komisionit kam konstatuar disa mangësi në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga ofruesit për këtë procedurë. Konkretisht, për operatorin “Genc TAAHHUT GIYIM TEKSTIL”, nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në pikën 11 të ofertës teknike, pasi dokumentet e paraqitura për certifikatën EN ISO, për çdo model këpuce, nuk ishin lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë. Kjo certifikatë kërkohej për garantimin e cilësisë së mallit. Gjithashtu nuk ka plotësuar kriterin përcaktuar në germën “b” të pikës 12 pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesit e aksesoreve për përbërjen e materialeve të përdorura. Mospërmbushja e këtyre pikave të mësipërme ka qenë kusht për skualifikim. Për bashkimin e operatorève ekonomik BOE “hapko doo-odjeca 1 mesiperme ka doo” “jelen professional doo”, “galeb “OpenTech consulting & doo+ Galko doo Services sh.pk nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga ana e tyre, ka rezultuar se nuk kanë përmbushur kriterin e përcaktuar ne piken 13 te ofertës teknike, pasi ditën e hapjes nuk ka paraqitur disa nga mostrat ose kampionët e artikujve, objekt prokurimi gjithashtu nuk plotësonte kriterin e përcaktuar ne piken 12 te ofertës teknike, pasi nuk kishte dorëzuar skeda teknike raport testimi, fletë-analiza për te gjithë artikujt e kostumeve dhe këmishave Mosplotesimi i këtyre dy kritereve ishte kusht për skualifikimin e operatorëve pjesëmarrës. Gjithashtu, gjate shqyrtimit të dokumentacionit të bashkimit të operatoreve BOE “D&Esh pk “Summer Confs 1″+ “LOVERS SRL” “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN TIC AS A VEDAT YAKUPOGLU” është konstatuar mungesa e certifikatave të konformitetit për çdo model këpuce, kërkuar nga autoriteti. Mungesa e këtyre ishte kusht për skualifikimin e operatorit nga procedura e prokurimit. Ne gjendjen faktike të dokumentacionit të ofruar nga operatorët ekonomik, nuk mund të kualifikohej asnjë ofertues edhe ne fazen e II-te-ofertat teknike Sqaroj se certifikatat e konformitetit janë kërkuar si kritere te veçanta pjese perberese te dokumenteve standarde te tenderit, ku mungesa e tyre ka qene kusht kualifikimi për çdo operator pjesëmarrës. Ne lidhje me problematikat e konstatuara, sipas deklaruesit rezulton se ishte ne dijeni edhe titullari i Organit Qendror Blerës shtetasja Edlira Naqellari, përpara mbylljes së procedurës, e cila ka qenë e interesuar për realizimin e kësaj procedure në çdo mënyrë, e cila në mënyrë periodike e ka thirrur ne zyre kryetarin e KVO-se shtetasin Yiber Pjetërnikaj për t’u interesuar për procedurën, ku kryetari i KVO-re e ka vënë në dijeni për problematikat e hapura për çdo operator ofertues, që konsistonte ne mungesën e dokumentacionit të kërkuar.

Lidhur me skandalin, SPAK arrestoi 8 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme. Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit në atë kohë në Ministrinë e Brendshme si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment