Aktualitet

FOTOT/ Tenderi i pazakontë i MF/ Anila Denaj jep 7.5 milion lekë për ekran kompjuteri me prekje

Ministria e Financave, Anila Denaj ka zhvilluar një tender për një ekran kompjuteri duke harxhuar 7.5 milion lekë nga buxheti i shtetit.
Featured image of article: FOTOT/ Tenderi i pazakontë i MF/ Anila Denaj jep 7.5 milion lekë për ekran kompjuteri me prekje Televizori touch screen 75 inch dhe Anila Denaj

TIRANE- Ministria e Financave ka zhvilluar një tender të pazakontë. Dikasteri i drejtuar nga Anila Denaj, ka shpenzuar plot 7.5 milion lekë për blerjen e një ekrani kompjuteri me prekje, me parametra 75 inch, multitouch.

 

Nuk e dimë arsyen se përse Ministrja e Financave vendos të shpenzojë kaq shumë para dhe për çfarë i duhet një ekran i tillë, kur në vend të tij mund të përdorej një tjetër, që i mbulon të gjitha funksionet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbase për shkak të video-konferencave të shumta të nxitura COVID-19, Denaj e ka parë të arsyeshëm në shpenzim të tillë.

Tenderi në fjalë është hapur më datë 14 korrik dhe është mbyllur një ditë më vonë.  Duke qenë se jemi në një situatë pandemie, shpresojmë që ata që do ta prekin televizorin, të higjenizojnë duart më pas, pasi COVID-i është nëpër këmbë.

(g.sh;f.g/dosja.al)

Shto Koment