Aktualitet

TENDERI/ 850 milionë lekë për sheshin “Veliera”, qeveria s’kursehet në kohë pandemie, i “dhuron” para të thata kompanisë së preferuar EVEREST SH.P.K

Dosja.al ka mësuar se Bashkia Durrës ka akorduar një fond të ri pre  850 milionë lekë për projektin “Veliera”, edhe pse nuk kanë përfunduar lotet e para të këtij projekti që ka 4 vite që ka nisur.
Featured image of article: TENDERI/ 850 milionë lekë për sheshin “Veliera”, qeveria s’kursehet në kohë pandemie, i “dhuron” para të thata kompanisë së preferuar EVEREST SH.P.K Dokumentet, BAshkia Durrës dhe Veliera

TIRANË- Pavarësisht se ekonomia shqiptare është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit dhe qeveria ka marrë një vendim pak javë më parë për të mos lejuar tendera që nuk janë urgjent, sërish paratë publike po u kalohen privatëve. Në Durrës, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit të 26 nëntorit 2019, askush nuk mendon për rindërtimin por vijohen të jepen tendera për projekte shumë të kushtueshëm.

Projekti Veliera

Dosja.al ka mësuar se Bashkia Durrës ka akorduar një fond të ri pre  850 milionë lekë për projektin “Veliera”, edhe pse nuk kanë përfunduar lotet e para të këtij projekti që ka 4 vite që ka nisur. Tenderi  është zhvilluar në datën 8 maj dhe kompania e vetme që ka garuar ka qenë EVEREST SHPK, e cila më herët ka fituar dhe tenderin për ndërtimin e “Velierës”.

Faksimile nga Open Data

Tenderi ka hije dyshimi, pasi nuk ka një procedurë të hapur, por tenderi është zhvilluar me negociomin pa shpallje paraprake, pra kompania fituese ishte zgjedhur më parë dhe tenderi ka qenë thjesht një procedurë.  Ende nuk dihet se çfarë shtesash do bëjë kompania, por dihet se në arkën e saj janë shtuar 850 milionë Lekë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në faqen Open Data Albania, që ka për qëllim të informojë qytetarët dhe të monitorojë procedurat e prokurimeve publike, tenderi i bashkisë Durrës “Shtesë kontrate “Rivitalizimi i sheshit publik para hyrjes së portit L.I”” klasifikohet me Flamur të Kuq. Në shpjegime saktësohet se tenderi është zhvilluar pa garë dhe pa konkurrencë, ndaj dhe është më flamur të kuq.

Lexo të plotë dokumentin këtu

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment