SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Komisioni i Prokurimeve Publike nuk i ka dhënë zgjidhje dyshimeve për fitues të paracaktuar në një tender të hapur së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë për blerje testesh të shpejta për Sars-Cov-2, me fond limit 496 milionë lekë të reja pa TVSH, afërsisht 5 milionë dollarë.
Një prej operatorëve të interesuar për të qenë në garë, ka kërkuar nga Komisioni i Prokurimit Publik që të detyrojë autoritetin kontraktor, pranë Ministrinë e Shëndetësisë, të modifikojë kriteret e tenderit, pasi konsiderohen të njëanshme dhe që mund të orientojnë procedurën drejt një fituesi të paracaktuar.
Megjithëse ankimi është rrëzuar për shkak të dorëzimit përtej afateve ligjore, të dhënat e prezantuara në vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik krijojnë dyshime të forta për favorizim të një subjekti privat.
Fitues i paracaktuar?
Sipas operatorit ankimues, Ministria e Shëndetësisë kërkon që operatori fitues do të jetë ai që ka përvoja të ngjashme të suksesshme.
Por, siç konstaton ankimuesi, Ministria e Shëndetësisë ka kryer vetëm një procedurë për blerje testesh të shpejta anti-Covid, edhe atë me “negocim pa shpallje paraprake”,
Në procedurën e parë dhe të vetme deri më tani, të zhvilluar në Nëntor 2020, fitues i tenderit me vlerë rreth 1.2 milionë dollarë, është shpallur kompania “Evita” shpk, për të cilën operatorë të ndryshëm në tregun farmaceutik janë të bindur se përfshin interesat e biznesmenit Klodjan Allajbeu.
Në këto kushte, operatori ankimues vlerëson se kriteret e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë për tenderin e ri 5 milionë dollarë, mund të favorizojnë një operator ekonomik të caktuar, pa e përmendur specifikisht emrin e kompanisë “Evita”.
Detajet e tenderit
Në tenderin e shpallur në 1 Dhjetor 2020, me objekt “Blerje teste diagnostike antigenike të shpejta për SARS-COV-2 për nevoja të NJVKSH-ve” për një periudhë 12 mujore, sipas listës së miratuar nga OBSH”, Ministria e Shëndetësisë kërkon ndër të tjera që operatorët pjesëmarrës duhet të kenë furnizime të ngjashme për institucione shtetërore ose private në 3 vitet e fundit.
Por, siç konstaton operatori ankimues dhe siç është e njohur botërisht, nevoja për teste për Sars-Cov-2 ka lindur vetëm gjatë vitit 2020, kur u shfaq pandemia globale e Covid-19.
“Vetëm në Nëntor është zhvilluar një procedurë e ngjashme me procedurën në fjalë dhe, sikundër kuptohet lehtësisht, do të ishte teorikisht dhe praktikisht i pamundur plotësimi i kriterit të lartpërmendur nga një gamë operatorësh, të udhëhequr nga mosdiskriminimi, pjesëmarrja e gjerë në tender, transparenca, etj”, i drejtohet operatori ankimues Komisionit të Prokurimit Publik.
Më tej, kompani shton: “Një kriter i tillë rezulton ekstremisht kufizues dhe faktor thelbësor për paracaktimin e operatorit fitues, duke rezultuar kështu në kundërshtim thelbësor dhe flagrant… me parimet e prokurimit publik…”.
Në 24 Nëntor 2020, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, shpallin tenderin e parë për blerje testesh të shpejta anti-covid.
Në atë tender, me fond limit 124 milionë lekë të reja, Ministria e Shëndetësisë zgjodhi procedurën e mbyllur, atë që njihet me termin “me negociim, pa shpallje paraprake”.
Sipas të dhënave zyrtare, në procedurën e mbyllur është përfshirë vetëm kompania “Evita” shpk, e cila u shpall edhe fituese.
Deri më tani, vetëm “Evita” shpk ka përvojë të suksesshme në kontrata të ngjashme (për teste anti-covid) dhe kjo, për shkak se Ministria e Shëndetësisë e përzgjodhi atë si operatore të vetme në tenderin e mbyllur me negociim, pa shpallje paraprake.
MARRË NGA BOLDNEWS.AL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh., është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallat...
LEZHË– Dy persona mësohet se kan mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në aksin Lezhë-...
ITALI- Personi që kishte marrë me qira mjetin ‘Skoda Fabia” që u gjet e djegur në vendin e quajtur ‘Kodra e Bardhë’ në Pukë, është një gjyqtar sportiv italian. ...
TIRANË– Koorporata Elekrtoenergjitike Shqiptare, KESH, ka njoftuar se raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten r...
KORÇË– Busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu është zhgarravitur sitën e sotme. Ndërkohë që sot përkujtohet 553-vjetori i vdekjes...
TIRANË– Lule Doçi ka qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku rrëfyeu historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo ...
TIRANË- 17 janari është dita e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Sot ai bënë 553 vjet që ka ndërruar jetë. Për Skëndërbeun janë n...
TIRANË– Shkrimtari dhe porfesori Aurel Plasari ka ndarë sot në kuadër të 553-vjetorit të vdekjes së Heroit Tonë Kombëtar, Skënderbeu, një fragment ng...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare është shprehur se ka shumë persona, që sipas tij, njësoj si Tire Alldervishi përfitojnë nga situata dhe zhvasi...