Factcheck

Tenderi 370 milionë i Postës Shqiptare, babai bashkohet me kompaninë e djalit për të fshehur gjurmët

Tenderin që Dosja.al paralajmëroi se do ta fitonte Elektrosek, siç ka ndodhur gjithë këto vite, këtë herë nuk e fitoi Ilir Mane vetëm. Për të bindur publikun ai përfshiu edhe djalin, për të treguar hapur se bën ç'të dojë dhe Posta e aprovon.
Featured image of article: Tenderi 370 milionë i Postës Shqiptare, babai bashkohet me kompaninë e djalit për të fshehur gjurmët Posta Shqiptare

TIRANË- Para një jave publikuam të dhënat se si Posta Shqptare me një tender të paracaktuar i dha 370 milionë lekë klientit të preferuar Elektrosek. (LEXO KËTU)

Për ta fshehur vendimin e marrë paraprakisht, u sajua një bashkim operatorësh. Sajimi ishte shumë i keq për tu fshehur. Firma S. A. S. që u fut e para për të fshehur gjurmët, në fakt është një filial i Elektrosek.

Ajo zotërohet me 100 për qind të aksioneve nga Albi Mane, ndërsa Elektrosek 100 për qind nga Ilir Mane. Nuk mund të themi që S. A. S. është kompani bijë, se në fakt është kompani bir. Albi Mane, siç mund të shihet ne ketë dokument, është djali i Ilir Manes.

Të dhënat nga gjendja civile

Tenderin që Dosja.al paralajmëroi se do ta fitonte Elektrosek, siç ka ndodhur gjithë këto vite, këtë herë nuk e fitoi Ilir Mane vetëm. Për të bindur publikun ai përfshiu edhe djalin, për të treguar hapur se bën ç’të dojë dhe Posta e aprovon. Kështu familja Mane, mori tenderin e paracaktuar, me procedurë të dyshimtë, në të njëjtin institucion publik që e merr gjithmonë.

Megjithëse nuk ka asnjë dyshim, edhe pse është parashikuar që në korrik, pasi në 16 të atij muaji u hap procedura, asnjë institucion shtetëror nuk është kujtuar të paktën të interesohet për shpërdorimin e hapur të parave publike.

Dosja.al do ta vazhdojë investigimin dhe në fund do t’ja dorëzojë drejtësisë këtë rast. Sigurisht edhe raste të tjera të abuzimit në të ardhmen.

(dosja.al)

Shto Koment