Politike

Tenderi 350 mijë USD, Caka-Spiropalit: Llaxore dil se të erdhi burgu

Caka tha se ky është një skandal i rëndë dhe faktim i një vjedhje familjare, tregues i degradimit dhe korrupsionit të lartë të qeverisë së Rilindjes.
Featured image of article: Tenderi 350 mijë USD, Caka-Spiropalit: Llaxore dil se të erdhi burgu Deputetja e LSI-se Silva Caka dhe ministrja për marrdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

Deputetja e LSI-se Silva Caka ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale ne lidhje me raportimet për investigimin e kryer nga media, që denonconte një tender prej 350.000 dollarësh (Lexo këtu) që bashkëshorti i Elisa Spiropalit, i ministres për marrdhëniet me parlamentin ja kishte dhënë vellait te saj.

Caka tha se ky është një skandal i rëndë dhe faktim i një vjedhje familjare, tregues i degradimit dhe korrupsionit të lartë të qeverisë së Rilindjes. Duke ironizuar fyerjen që Spiropali i adresoi në sallen e Parlamentit, deputetja Caka i ka kthyer reston me të njejten monedhe, porse perveç kësaj i ka kujtuar ministres Spiropali dhe pasojat ligjore të këtij akti korruptiv. “Llaxore nga vlugu, dil se te erdhi burgu”, perfundon statusin e saj deputetja e LSI, Silva Caka.

Statusi i plotë i Silva Cakës

Llaxore te dera, dil se të erdhi vera…

Nga karrigia e pushtetit, është shumë e thjeshtë të bësh arroganten dhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve, me mënyra të paskrupullta dhe skema të trasha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë link, faktohet kristal e qartë vjedhja familjare e 350 mijë $, nga bashkëshorti, vëllai dhe krushku i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Me bekimin politik të saj, 3 këmbët e perustisë Spiropali-Totaj-Memushaj (vëllai, burri dhe kushëriri i burrit të Ministres), vjedhin 350 mijë $, duke treguar edhe një herë se kjo qeveri punon vetëm për Kryeministrin, ministrat, familjarët e tyre dhe klientët e pushtetit.

Ndërkohë, dosjet e korrupsionit në Dogana, faktuar nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, flenë në Prokurori. Llaxore nga vulgu, dil se të erdhi burgu

(a.m/dosja.al)

Shto Koment