Aktualitet

Tenderi 150 mijë euro, firma “harron” të izolojë banesën e familjes në nevojë!

Por, një familje është ankuar në redaksinë e emisionit investigativ se firma nuk ka bërë izolimin e soletës, ashtu siç ishte parashikuar në dokumentet e tenderit. Fituesi i tenderit duhet të izolonte taracën me beton 8 centimetër dhe kartonxhes. Por, kësaj familje nuk i është vendosur beton, por vetëm një katërma.
Featured image of article: Tenderi 150 mijë euro, firma “harron” të izolojë banesën e familjes në nevojë! Foto nga ngjarja

TIRANË– Fiks Fare denoncoi mënyrën e bërjes së punimeve për rehabilitimin e banesave të familjeve në nevojë në qytetin e Kuçovës. Kjo e fundit akordoi plot 150 mijë euro në vitin 2019, ndërsa punimet filluan në janar po të atij viti.

Por, një familje është ankuar në redaksinë e emisionit investigativ se firma nuk ka bërë izolimin e soletës, ashtu siç ishte parashikuar në dokumentet e tenderit. Fituesi i tenderit duhet të izolonte taracën me beton 8 centimetër dhe kartonxhes. Por, kësaj familje nuk i është vendosur beton, por vetëm një katërma.

Adriatik Fisheku thotë se banesa ku jeton aktualisht është në pronësi të Bashkisë Kuçovë dhe ai ka aplikuar për restaurim si pasojë e dëmtimeve në tarracë dhe lagështirës. Thotë se janë me ndihmë ekonomike dhe s’kanë mundësi restaurimi. Adriatiku dhe bashkëshortja e tij pohojnë se shtëpia ka lagështirë, madje edhe muret.

“Nuk e di kush i vjedh këto lekët. Po këta kujtohen vetëm për vota. Unë dua që të më rregullohet banesa. Vetëm te Fiksi kam besim, te askush tjetër” thotë Adriatiku.

Pas ankesës, gazetarët interesohen në Bashkinë e Kuçovës. Drejtori i Urbanistikës, Ferdinand Putro, tregon procedurat e tenderit, ndërsa thotë se firma fituese ende është ende në garanci nga Bashkia e Kuçovës. Pohon se në banesën e z. Adriatik duhej bërë pikërisht izolimi edhe me një shtresë betoni 8 centimetër. Dhe, në momentin që bashkia do e konstatonte këtë problematikë, firma nuk do paguhej, pasi ende ishte në kushtet e garancisë. “Nëse nuk është bërë, do urdhërojmë direkt firmën që ta realizojë” thotë drejtori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, në vitin 2018, Bashkia e Kuçovës ka bërë një preventiv për punimet në këtë banesë. Në një dokument thuhet se, pas konstatimit, u evidentuan probleme në soletë, çka sillnin lagështirë, pasi ka mungesë të shtresave hidroizoluese. Ekspertët hartuan edhe ndërhyrjet në banesën 123 metër katrorë, ku do prishej shtresa e betonit mbi soletë, do të bëhej një shtresë e re betoni mbi soletë 8 centimetra. Në fund do të bëhej edhe shtresa me birum dhe katërma.

Në një dokument tjetër, të vitit 2019, bashkia konstaton sërish probleme, ndërsa thekson se familja me 3 anëtarë është përfituese e ndihmës ekonomike. Më pas, bashkia bën tenderin dhe e përfshin këtë banesë për rikonstruksion. Pranohet preventivi i 2018 dhe tenderohet një shumë prej 270 mijë lekësh për të bërë prishje solete, shtresë betoni 8 cm dhe vendosje bitum dhe katërma për izolim. Bashkia bën tenderin dhe firma fituese është “Fled”. Fiksi kontaktoi me administratorin e kësaj kompanie, i cili pohoi se punimet janë bërë nga nënkontraktori. Ai tha se punimet janë brenda garancisë nga Bashkia e Kuçovës dhe ai personalisht do të inspektonte këtë shtëpi dhe nëse do kishte probleme nga preventivi, do ndërhynte urgjentisht.

Pas këtij premtimi, gazetarët shkuan sërish në banesën e z. Fisheku. “Firma erdhi dhe ramë dakord se punimet shtesë të pabëra për izolimin e soletës, do të bënte shtrimin me pllaka të dhomës së gjumit dhe të tualetit. Faleminderit ‘Fiks Fare’” përfundon Adriatiku.

Marrë nga Top-Channel

Shto Koment