Politike

Tenderi 1.5 mln euro për Rezervat e Shtetit, Rama ironizon opozitën: Amanet mushkat!

Rama ironizoi opozitën, duke theksuar se nga tenderi 1.5 milionë eurosh janë ndihmuar mijëra persona në nevojë.
Featured image of article: Tenderi 1.5 mln euro për Rezervat e Shtetit, Rama ironizon opozitën: Amanet mushkat! Edi Rama dhe Emir Shefiti

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka folur edhe për tenderin e Rezervave të Shtetit.

Rama ironizoi opozitën, duke theksuar se nga tenderi 1.5 milionë eurosh janë ndihmuar mijëra persona në nevojë.

“Janë gjëra të pa…paa… nuk janë niveli i kësaj bisede. Unë për opozitën kam një përgjigje: amanet mushkat. Nuk e kuptoj pse Zoti ua refuzon vajin për kandilin e trurit. Ne kemi mbështetur derë më derë mijëra persona,”-tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa ditë më parë ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj doli dy herë në konferencë për shtyp duke i kërkuar përgjigje lidhur me tenderin ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçkës dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, nga 35.099 kompani në garë për tenderin 1.5 milionë eurosh për blerjen e ushqimeve për Rezervën e Shtetit kishte fituar “Eurovia” shpk., nga Maqedonia e Veriut.

Demokrati shtoi se kompania ishte regjistruar në Shqipëri thuajse një vit më parë, më 19 mars të 2019 dhe kishte administrator Emir Shefitin, një pronar kompanie bastesh sportive të regjistruar në Tetovë, të quajtur “Sports and More”. Aktiviteti i kompanisë ka qenë i lidhur kryesisht me pajisje elektronike, ndërtim dhe sisteme kompjuterike por vetëm 6 ditë para tenderit kanë shtuar edhe “tregëtim ushqimesh”. Pasi nuk mori përgjigje nga asnjë prej përfaqësuesve të maxhorancës, PD-ja kallëzoi në SPAK ministren Xhaçka.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment