Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
Tiranë– “Porsche Albania”, një prej kompanive që operon në tregun shitjes së automjeteve në Shqipëri ka kryer një transaksion me shumë interes me Bashkinë e Tiranës në vitin 2018.
Kompania private duket se ka rezultuar ndër më të preferuarat e Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj, për vitin e kaluar.
Gjatë harkut kohor 3-mujor, Maj-Korrik 2018, “Porsche Albania” ka arritur të arkëtojë plot gjysëm milioni dollarë, pasi i ka shitur disa automjteve Bashkisë së Tiranës.
“Boldnews.al” konsultoi të dhënat e publikuara në portalin e specializuar për prokurimet publike, “spendingdata.al”, në të cilët rezulton se Bashkia e Tiranës ka kryer 5 pagesa për llogari të “Porsche Albania”, me vlerë totale 55.6 milionë lekë të reja, një shifër që kalon vlerën e gjysëm milioni dollarë amerikanë.
Gjithë sipas të dhënave publike, Bashkia e drejtuar nga Veliaj ka kryer këto pagesa, të ndara si vijon: dy pagesa në Maj 2018, një në Qershor dhe dy të tjera në Korrik 2018.
Në bazë të informacionit të publikuar në “spendingdata”, kompania “Porsche Albania” nuk rezulton të ketë pasur marrëdhënieve financiare me Bashkinë e Tiranës për 3 vitet e para të drejtimit të Veliajt.
Por, kur kryebashkiaku aktual i Tiranës hyri në vitin e fundit të mandatit të tij, “Porsche Albania” arriti të fitojë një kontratë të madhe, e cila i rriti ndjeshëm xhiron për vitin e kaluar.
Kompania “Porsche Albania” rezulton të jetë fituese në shumë tendera, të zhvilluar nga institucionet qeveritare dhe publike shqiptare.
Portali “spendingadata.al” ka publikuar transaksionet e kryera nga buxheti i shtetit për periudhën 2012-2019, kohë e cila përkon, në pjesën më të madhe, me qeverisjen e Partisë Socialiste.
Gjatë kësaj periudhe kohore (2012-2019), “Porsche Albania” ka fituar tendera publikë, në vlerë totale që përllogaritet në rreth 1 milion e gjysëm dollarë.
Në periudhën 2012-2013, sipas të dhënave të “spendingdata”, kompania e shitjes së automjeteve “Porsche Albania” ka fituar tendera me vlerë 17 milionë lekë të reja.
Një vit më pas, në 2014, arkëtimet e saj nga tenderat publikë ishin disi më të vogla. Ajo është shpallur fitues në procedurat e prokurimit publik me vlerë totale 4.3 milionë lekë të reja.
Në harkun kohor 2015-2019, “Porsche Albania” ka realizuar fitimin më të madh nga tenderat publikë. Gjatë kësaj periudhe, kompania e shitjes së automjeteve ka arkëtuar rreth 140 milionë lekë të reja, një pjesë kryesore e të cilës përbëhet nga pagesat që ka marrë nga Bashkia e Tiranës.
Marrë nga BoldNews
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, tha se deklaratat e Cakajt janë antiligjore dhe nuk kanë ndodhur ndonjëherë më parë as në kohën e Sali Berishës...
TIRANË- Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, ka shpërthyer kundër Kryeminsitrit Edi Rama, pas vendimit të këtij të fundit për t’i zhvendosur selinë e ...
Pedagogët Valentina Duka dhe Shezai Rrokaj i janë rikthyer me kohë të plotë auditorëve të Fakultetit Filologjik duke lënë pas ‘aventurën’ e tyre si pjesë të pol...
TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u dha me VKM ambienete të reja për seli dy aleatëve të Lulzim Bashës, Fatmir Mediut dhe Nard Ndokës.Të dyja par...
TIRANË- Ministri i deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme, ditën e djeshme në një deklaratë për mediat ditën e djeshme bëri me dije se kishte marë vendim...
TIRANË- Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka postuar një foto në rrjetin e tij social në Instagram.Krahas fotos të shkrepur gja...
TIRANË– Në godinën e Kryeministrisë kanë nisur përgatitjet për protestën e nesërme të opozitës së bashkuar.Edhe pse opozita ka paralajmëruar se ditën e nes...
TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se partia që ajo drejton ësthë gati për të hyrë në zgjedhje të parakohëshme.Në një deklaratë për me...
TIRANË– Partia Demokristiane dhe Republikane kanë siguruar me vendim të Këshillit të Ministrave disa ambiente të reja për t’i kthyer në seli. Demokristianë...
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani ka deklaruar se në Shqipëri po ndodh diçka e rëndë përderisa presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ...