Aktualitet

“Tendencë, zgjerimi i fashës me moshat e reja”, specialistja e ISHP-së: COVID-19 tani ka agresivitet më të lartë

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha se fasha e grupmoshës është zgjeruar dhe ka shkuar në 30-40 vjeç.
Featured image of article: “Tendencë, zgjerimi i fashës me moshat e reja”, specialistja e ISHP-së: COVID-19 tani ka agresivitet më të lartë Eugena Tomini

TIRANË- Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se në këto javë virusi i COVID-19 ka treguar se agresiviteti është i lartë.

E ftuar në emisionin “Real Story”, Tomini tha se fasha e grupmoshës është zgjeruar dhe ka shkuar në 30-40 vjeç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në këto javë virusi ka treguar se po kryen ato veprimet fiziologjike. Grupet e rriskut janë pësuar dhe rastet e vdekjeve. Virusi ka treguar se ka transmetueshmeri dhe agresivitet. Tendenca, kemi vënë re, që kemi një zgjerim të fashës së grupmoshës, 30-40 vjeç, me simptoma ta shfaqura. Kemi një rrjedhë fiziologjike të transmetimit të virusit në vend. Agresivitet është më i lartë,”,- tha Tomini.

Marrë nga BW

Shto Koment