Sociale

Temperaturat do të rriten sërish, moti suprizon për ditët e fundit të gushtit

Meteoalb bën me dije se kjo javë do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me temperatura të larta.
Featured image of article: Temperaturat do të rriten sërish, moti suprizon për ditët e fundit të gushtit Plazh (Ilustrim)

TIRANË- Të gjitha ata që kanë bërë plane për pushime në 10-ditëshin e fundit të gushtit, do të munden të shijojnë plazhin.

Meteoalb bën me dije se kjo javë do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me temperatura të larta.

Edhe pse gjatë pasditeve do të ketë rreshje në zonat malore, sërish nuk do u ndalojë që të shijoni rrezet e diellit për gjatë gjithë ditës.

Po ashtu mësohet se temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht duke shënuar në mesditë vlerat 35⁰C – 36⁰C.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment