Sociale

Temperaturat arrijnë nën zero në zonat malore, ja si do jetë moti për nesër

Me anë të një postimi në Facebook, SHMU bën me dije se temperaturat në zonat malore do të arrijnë dhe nën zero.
Featured image of article: Temperaturat arrijnë nën zero në zonat malore, ja si do jetë moti për nesër Foto ilustruese

TIRANË– Shërbimi Metreologjik Ushtarak ka publikuar sot parashikimin e motit për ditët në vijim. Me anë të një postimi në Facebook, SHMU bën me dije se temperaturat në zonat malore do të arrijnë dhe nën zero.

“Dita e enjte, parashikohet me mot të kthjellët dhe vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë maleve. Në zona të thella malore, borë e dobët e izoluar. Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e në orët e pasdites e vrullshme, kryesisht në brigjet detare. Valëzimi në bregdet, i forcës 3 deri 4.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Temperaturat parashikohen në: zonat malore -1ºC deri në 7ºC, zonat e ulëta 2ºC deri në 15ºC, zonat bregdetare 4ºC deri në 16ºC”, shkruan SHMU.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment