Aktualitet

Temperatura mbi 30°C, qytetarët dynden drejt bregdetit! Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës, trafik i rënduar

Për shkak të dyndjes drejt bregdetit, në rrugën Tiranë-Durrës është krijuar një trafik kilometrik. Mjetet lëvizin me shpejtësi të ulët dhe shkak për të është bërë trafiku i rënduar. 

DURRËS– Moti i mirë ka bërë që qytetarët këtë fundjavë t’i drejtohen plazhit. Por nuk ka shkuar aq “vaj”. 

Për shkak të dyndjes drejt bregdetit, në rrugën Tiranë-Durrës është krijuar një trafik kilometrik. Mjetet lëvizin me shpejtësi të ulët dhe shkak është bërë trafiku i rënduar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që në zonë nuk është vënë re asnjë patrullë policie, edhe pse gjatë natës Policia Rrugore kishte monitoruar me drager dhe radarë shoferët.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që kjo rrugë dyndet në mënyrë të tillë, pasi çdo vit kjo situatë është kthyer në “normalitet”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment