DiasporaRajoni

Televizioni Telemundo 39 reportazh për Kosovën, shkak një qytetar nga Klina i cili është fans i zjarrtë i programeve të tyre

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Luan Jagoda përmes një postimi në Facebook, i cili u shpreh i lumtur për këtë gjë.
Featured image of article: Televizioni Telemundo 39 reportazh për Kosovën, shkak një qytetar nga Klina i cili është fans i zjarrtë i programeve të tyre Luan Jagoda

SPANJË– Televizioni latin “Telemundo 39” i ka kushtuar një kronikë televizive Kosovës, kjo falë një qytetari nga komuna e Klinës, Luan Jagoda i cili ka mësuar të flas spanjisht dhe është një shikues i rregullt i këtij televizioni.

“Kjo histori që do të transmetojmë është e vështirë për tu besuar por është e vërtetë, bëhet fjalë për një shikues fanatik të Telemundo 39 dhe serialeve tona i cili jeton në anën tjetër të botës. Luani jeton në Kosovë, historia e tij është e mahnitshme”- përshkruan prezantuesja tregimin e Luanit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Luan Jagoda përmes një postimi në Facebook, i cili u shpreh i lumtur për këtë gjë.

“Nuk kam fjalë me përshkru çfarë ndjenje është kur që nga viti 1997 kur fillova të mësoj gjuhën spanjolle kurr nuk më kish marrë mendja se një ditë një televizion do të më dedikoj kohë e të më falënderoj për përkushtimin tim dhe dashninë që kam për Amerikën Latine, por kjo është Telemundo 39”, – ka shkruar Jagoda në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

(d.a/dosja.al)

Shto Koment