Dikur

Telegrami i përfaqësuesve të Lidhjes së Prizrenit drejtuar kryeministrit Britanik, William Ewart Gladstone

"Në të njëjtën kohë, ata i bëjnë thirrje mbrojtjes së lartë të kombit anglez për të ruajtur kështu integritetin e territorit dhe të drejtat e tyre; shqiptarët do t’u kushtojnë të gjitha përpjekjet dhe jetën e tyre".
Featured image of article: Telegrami i përfaqësuesve të Lidhjes së Prizrenit drejtuar kryeministrit Britanik, William Ewart Gladstone William Ewart Gladston

Francë-“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 29 majit 1880, në ballinë, telegramin e përfaqësuesve shiptarë të Lidhjes së Prizrenit dërguar asokohe kryeministrit britanik William Ewart Gladstone, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Raguzë, 28 maj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Telegrami

Drejtuesit e Lidhjes shqiptare vendosën, më 26 maj, të urdhëronin komandantët e mbledhur në Tuz që të sulmonin malazezët. Por partia myslimane ishte kundër kësaj rezolute. Përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare i dërguan telegramin e mëposhtëm Z. Gladstone : Shqiptarët, të përfaqësuar aktualisht nga komiteti i nënshkruar, ju përgëzojnë për emërimin tuaj si kryeministër të Anglisë. Në të njëjtën kohë, ata i bëjnë thirrje mbrojtjes së lartë të kombit anglez për të ruajtur kështu integritetin e territorit dhe të drejtat e tyre; shqiptarët do t’u kushtojnë të gjitha përpjekjet dhe jetën e tyre.

Marrë nga darsiani.com 

Shto Koment