
LEZHË– Aleksandër Doda, biznesmeni që iu bë atentat një ditë më parë në Lezhë, ia ka dalë mbanë që të lajmërojë familjen e tij edhe pse kishte marrë plumb në gjoks. Mësohet se, i gjakosur Deda ka manovruar pas atentatit dhe është nisur në drejtim të spitalit të Traumës dhe rrugës ka lajmëruar familjen e tij për ngjarjen.
Autorët e ndoqën për disa kilometra por nuk arritën që ta kapnin për të çuar deri në fund planin e tyre. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët mund të kenë pasur gisht në këtë ngjarje. Është sekuestruar mjeti i atentatorëve, i llojit “Audi”, bashkë me armën dhe telefonin që harruan brenda. Vetë Deda ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore pas plagosjes.
Edhe dëshmia e tij është thelbësore për hetuesit. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Lezhë-Laç. Një makinë tip “Audi”, i është afruar asaj të biznesmenit dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tij duke e lënë të plagosur. Teksa sulmohej me plumba, 42-vjeçari ka manovruar mjetin, dhe ashtu i gjakosur ka ardhur në spitalin e Traumës.
(f.m/dosja.al)