Aktualitet

“Telefonin e Lucës ia dhashë Boçit”/ Lala tregon dëshminë e të pranishmit në sherrin e Elbasanit, ish-deputeti: Mos shtoni gjëra, s’e ka thënë

Lala tha se një prej të pranishmëve ka deklaruar se telefonin e Lucës ia ka dhënë Boçit, ndërsa ky i fundit e ka mohuar këtë gjë.
Featured image of article: “Telefonin e Lucës ia dhashë Boçit”/ Lala tregon dëshminë e të pranishmit në sherrin e Elbasanit, ish-deputeti: Mos shtoni gjëra, s’e ka thënë Klodiana Lala dhe Luçiano Boçi
Përditësuar:

TIRANË– Ish-deputeti Luçiano Boçi ka debatuar me gazetaren Klodiana Lala në lidhje me sherrin fizik që pati ai në Elbasan me biznesmenin Gjergj Luca.

Lala tha se një prej të pranishmëve ka deklaruar se telefonin e Lucës ia ka dhënë Boçit, ndërsa ky i fundit e ka mohuar këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Klodiana Lala: Një person që ka qenë dëshmitar në sherr ka deklaruar se telefonin e Lucës jua ka dhënë juve

Luçiano Boçi: Jo, jo, nuk është e vërtetë, mos shtoni gjëra

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klodiana Lala: Mbaj përgjegjësi ligjore për këtë që thashë, është dëshmi në prokurori.

Luçiano Boçi: Po jo pra s’e ka thënë, ai ka thënë që e ka gjetur telefonin e Lucës dhe e ka dorëzuar, jo atë. Pastaj ai nuk rri me Lucën gjithë ditën që ta dijë çfarë telefoni ka, të gjithë telefonat njësoj janë, s’po futem tani në terma ‘Samsung’ apo ‘Iphone’.

Klodiana Lala: Po, jo unë nuk po shtoj

Luçiano Boçi: Tani, Lala ke shumë përvojë, ti e di shumë mirë si ndodhin këto gjëra.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment