Aktualitet

Telefoni i “sigurt” shkatërron bandën kriminale në Angli, në pranga 746 persona, mes tyre 6 shqiptarë, kapen me armë , para dhe dy ton drogë (EMRAT)

Ishte  policia franceze e cila disa muaj më parë arriti të futej  në serverat e EncroChat duke parë në kohë reale me mijëra mesazhe që lidheshin me tregtinë e drogës, të armëve dhe tentative vrasje të rivalëve. Sipas policisë Metropolitane që ka publikuar emrat e të arrestuarve shqiptarë, ata janë.
Featured image of article: Telefoni i “sigurt” shkatërron bandën kriminale në Angli, në pranga 746 persona, mes tyre 6 shqiptarë, kapen me armë , para dhe dy ton drogë (EMRAT) Foto Ilustruese

ANGLI– Ditën e sotme pas përfundmit të operacionit “Venetic” kanë rënë në pranga 746 persona ku në mesin e tyre edhe 6  shqiptarë të cilët merreshin me krimin e organizuar dhe komunikonin përmes telefonave të kompanisë holandeze EncroChat.

Ishte  policia franceze e cila disa muaj më parë arriti të futej  në serverat e EncroChat duke parë në kohë reale me mijëra mesazhe që lidheshin me tregtinë e drogës, të armëve dhe tentative vrasje të rivalëve. Sipas policisë Metropolitane që ka publikuar emrat e të arrestuarve shqiptarë, ata janë.

Alsi Vata me origjinë nga Kukësi.  24 vjeçari  akuzohet për shitje të armëve luftare e municioneve dhe shitje kokaine dhe drogave të tjera të klasifikuara të klasit B.

Begin Pupla me origjinë nga Burreli, banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Alex Kukaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Agron Kukaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Besim Hoxhaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Julian Agalliu banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Arrestimi i shqiptarëve edhi pas marrjes së informacioneve në celularët EncroChat që ishin të kriptuar me një abonim 2000 euro për 6 muaj. Të  dhënat përmes Europol iu dhanë edhe NCI, FBI-s britanike e cila përmes operacionit të koduar Operation Venetic përvecc të arrestuarve  sekuestroi edhe 54 milion stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy ton drogë.

Ky operacion është vlerësuar si më i madhi në historinë e Anglisë pasi grupet kriminale mes tyre ato shqiptare mendonin se duke përdorur të tillë telefona nuk përgjoheshin.

Burimi:.vice.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment