Showbiz

Telefonata që prishi miqësinë, Stefi Prifti zbulon sherrin me Aurela Gaçen (Video)

Këngëtari është shprehur se me Aurelën i ka prishur marrëdhëniet një telefonatë.

TIRANË– Stefi Prifti ka treguar detaje rreth ndarjes së tyre në biznes me këngëtaren Aurel Gaçe. I ftuar në “Ftesë në 5”, Prifti tha se marrëdhënia u kris për shkak të një telefonate.

“Para dy vitesh ishim shumë mirë. Ne gjithmonë kemi qenë miq të mirë në fakt, por një telefonatë prishi bashkëpunimin.

Ishte një telefonatë me viva-voce e Aurela Gaçes me ortakun tjetër ajo që krizi marrëdheniet. Isha unë ai që foli me Aurelën dhe secili ndoqi rrugën e tij,”– tha këngëtari.

Më tej Stefi Prifti zbuloi se shumë shpejt mund të bashkoheshin sërish me Aurelën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment