
TIRANË– Avokati i kontrollorëve të aeroportit të Rinasit, Rezart Kthupi ka zbardhur detaje nga biseda mes tyre dhe zyrtarëve të Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Kthupi, i i ftuar në emisionin “Open”, bëri me dije se kishin diskutuar lidhur me shqetësimet dhe pretendimet e tyre.
Ndërsa më pas, avokati shtoi se menjëherë pas telefonatës ishin kontaktuar nga Drejtoria e Shoqërisë, pas 9 muajsh, për të nisur negociatat.
“Ambvasada Amerikane na tha që janë njohur me problemin tonë dhe ia kanë adresuar ograneve shqiptare. Pas telefonatës së SHBA-së, patëm një kontaktim nga drejtoria e shoqërisë pas 9 muajsh që të fillonte një negociatë të mundshme për plotësimin e kërkesave,“-tha avokati Rezart Kthupi.
(k.m/dosja.al)