Rajoni

Telefonata me komedianët rusë, Zaev shpjegohet: S’kam informacione për ndryshimin e kufijve

Zaev shtoi se nuk do të ketë përgjegjësi për asnjë të punësuar dhe se nuk ka protokoll që do të mund ta kufizonte atë në komunikime direkte me krerët e shteteve tjera.
Featured image of article: Telefonata me komedianët rusë, Zaev shpjegohet: S’kam informacione për ndryshimin e kufijve Zoran Zeav, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi

MAQEDONI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka reaguar sëriash sot për mediat në lidhje me telefonatët që kishte zhvilluar me dy komedianët rusë. Zaev ka thënë se as pala kosovare e as ajo serbe nuk ia ka dhënë informacionet për planin për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zaev shtoi se nuk do të ketë përgjegjësi për asnjë të punësuar dhe se nuk ka protokoll që do të mund ta kufizonte atë në komunikime direkte me krerët e shteteve tjera.

“Me mua askush nuk ka ndarë informacione. As pala kosovare po as ajo Serbe. Sepse është çështje bilaterale. Kemi qenë këtu si miq për të ofruar zgjidhje të problemit. Të gjithë duam që të ketë zgjidhje të atij problemi. Evropa qartë i definoj pyetjet e Greqisë dhe RMV-së, pyetjen për çështjen Kosovare dhe problemin me të cilin përballet Bosnja dhe Hercegovina me rregullimin kushtetues”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment