Jete & StilPsikologji

Telefonat celularë, shkaktojnë probleme mendore tek fëmijët e vegjël

Psikiatrit thonë se koha e mjaftueshme për një fëmijë të moshës 2 deri në 10 vjeç, për të lundruar në internet, është 1 orë në ditë, dhe asnjë minutë më shumë se kaq.
Featured image of article: Telefonat celularë, shkaktojnë probleme mendore tek fëmijët e vegjël

ANGLI – Fëmijët e moshës 2 vjeçare, sipas studimeve të bëra, kanë zhvilluar probleme të ndryshme psikologjike, si pasojë e përdorimit të teknologjive të reja.

Përdorimi i apartit celular që në atë moshë, apo përdorimi i tabletëve të ndryshme, krijonë një sërë problemesh psikologjike tek të vegjëlit.

Në ditët e sotme, është bërë një trend që çdokush, e madje dhe fëmijët e vegjël të kenë një aparat celular ku mund të lundrojnë gjithë ditën në internet.

Madje disa prindër ndihen krenare kur shohin se fëmija i tyre 2-3 vjeçar është mjaft i mirë në përdorimin e celularit.

Psikiatrit thonë se kjo është diçka aspak e mirë, përkundrazi, ata thonë së fëmijët nën moshën 10 vjeçare, janë ende në fazën e zhvillimit të trurit, dhe përdorimi i këtyre teknologjive, sjell efekte anësore shumë të dëmshme për ta.

Psikiatrit thonë se koha e mjaftueshme për një fëmijë të moshës 2 deri në 10 vjeç, për të lundruar në internet, është 1 orë në ditë, dhe asnjë minutë më shumë se kaq.

Burimi:Zherald.Co

E.C/Dosja.al

Shto Koment