Sport

Telashe për Tiranën, sulmuesi kryesor nuk i shpëton “bisturisë”, pritet të mungojë deri në janar

Elton Kale-s i është kthyer nxjerrja e shpatullës në kronike dhe për të luajtur duhet vetëm që të bëjë ndërhyrjen
Featured image of article: Telashe për Tiranën, sulmuesi kryesor nuk i shpëton “bisturisë”, pritet të mungojë deri në janar Tirana

TIRANË-Në Shqipëri merkato e futbollistëve është mbyllur. Pothuajse të gjithë skuadrat morën formë dhe janë gati për startin e kampionatit. Megjithatë kampionëve në fuqi, pikërisht Tiranës i ka dalë një problem shumë i madh. Elton Kale, sulmuesi anësor i cili dha një kontribut madhor në fitimin e titullit kampion është dëmtuar.

Elton Cale

Futbollistit  i është kthyer nxjerrja e shpatullës në kronike dhe për të luajtur duhet vetëm që të bëjë ndërhyrjen. Pritet që në spital të vijë një mjek nga Italia për ta ekzaminuar dhe operuar brazilianin. Sipas burimeve, koha e rikuperimit pritet të jetë e gjatë, me shumë gjasa sulmuesi do të kthehet në fushën e lojës në muajin janar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment