Sport

Telashe për përfaqësuesen e femrave, trajneri Grima rezulton me koronavirus vetëm pak orë pas ndeshjes me Qipron

Ditën e nesërme vajzat kuqezi do të luajnë në Shkodër pa trajner, pasi trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima ka rezultuar pozitiv me COVID-19
Featured image of article: Telashe për përfaqësuesen e femrave, trajneri Grima rezulton me koronavirus vetëm pak orë pas ndeshjes me Qipron Përfaqësuesja e femrave

SHQIPËRI– Kombëtarja e femrave po i jepte fund përgatitjeve për ndeshjen kundër Qipros e vlefshme për eleminatoret,por telashet nuk kanë të përfunduar. Ditën e nesërme vajzat kuqezi do të luajnë në Shkodër pa trajner, pasi trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Armir Grima

Ish-portieri shkodran, kreu testet ditën e djeshme, teksa para pak minutash mësoi edhe përgjigjen pozitive. Si për ironi të fatit, sot në orën 12:30 ishte planifikuar edhe konferenca për shtyp e trajnerit Grima, i cili tashmë është karantinuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment