Jete & StilSport

Teknologji e lartë, sallë kinemaje, fusha golfi! Brenda vilës 1.3 milion € të Ronaldos, në një nga lagjet më të kamura të Spanjës (FOTO)

Brenda vilës së re të Marbella të Cristiano Ronaldos prej 1.3 milion me pishinë gjigande dhe dhomë kinemaje.

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo është gati të bëhet fqinj me yllin ‘famëkeq’ të UFC, Conor McGregor pasi ka blerë një vilë pushimesh prej 1.3 milion eurosh në një vend super luksoz në Spanjë të rrethuar nga njerëz të pasur.

Legjenda e futbollit Portugez, i cili aktualisht luan për Juventusin, ka blerë një vilë luksoze me katër dhoma gjumi në Marbella, të shtuar në perandorinë e tij të madhe të pasurisë 27 milion euroshe.

Ronaldo nënshkroi një kontratë të përjetshme me Nike në 2016 me vlerë 800 milion euro dhe është i famshëm për shpenzimet e tij ekstravagante.

Ai thuhet se ka investuar në njërën nga vilat e teknologjisë së lartë në zhvillimin ekskluziv të quajtur ‘Heights’ të vendosur në fushën e Golfit “La Resina” në Marbella.

Heroi i futbollit nuk besohet të jetë fqinjë i drejtpërdrejtë me luftëtarin me origjinë irlandeze, por është vetëm disa dyer larg njëri-tjetrit.

Të dy superstarët, të cilët janë në listën e “Rich Forbes” mendohet se kanë zgjedhur pronat si një nga tërheqjet e tyre të pushimeve dhe të forcojnë portofolet e tyre të pasurive fitimprurëse.

Vilat, të cilat janë me pamje nga Mesdheut, janë vendosur nga një fushë golfi dhe krenohen me brendësinë e tyre. Palestra private, dhomë kinemaje dhe pishina gjigande, janë pjesë e vilës më të re shtuar pasurive të Ronaldos.

Burimi: The Sun

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment