Politike

Video kompromentuese e Sorecës me Kukon? Presidenca: Distancohemi nga këto shpifje, të ndalen shantazhet ndaj ambasadorëve

Sot Blushi shkruan se solidarizohet me Sorecën dhe Kukon, dhe bën thirrje dhe mediave dhe opinionit publik që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të mos përhapin lajme të rreme dhe dashakeqëse.
Featured image of article: Video kompromentuese e Sorecës me Kukon? Presidenca: Distancohemi nga këto shpifje, të ndalen shantazhet ndaj ambasadorëve Luigi Soreca, Romina Kuko, Ilir Meta dhe Tedi Blushi

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar për debatin e hapur kohët e fundit për një video kompromentuese për ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca dhe zv.ministres së Brendshme, Romina Kuko. Sot Blushi shkruan se solidarizohet me Sorecën dhe Kukon dhe u bën thirrje  mediave dhe opinionit publik që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të mos përhapin lajme të rreme dhe dashakeqëse.

Presidenti Meta shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit e këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve. Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u njoh sot nëpërmjet medias me shqetësimin e rëndë të bërë publik nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z Luigi Soreca, lidhur me përhapjen e qëllimtë dhe dashakeqe të disa lajmeve për gjoja ekzistencën e një video kompromentuese, me qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së Tij. Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve. Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Meta fton median, opinionin publik, dhe në veçanti shoqërinë civile, të solidarizohen dhe të dënojnë këtë shantazh të paprecedent, si dhe të përqëndrohen në denoncimin dhe distancimin nga aktet e rënda të Rilindjes, për kapjen e sistemit të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti më i fundit skandaloz i miratimit të ligjit anti-kushtetues për instalimin e KRYEKÇK-së, vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga vetë Kuvendi. Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.Presidenti Meta është i palëkundur në vendosmërinë e Tij për të mbrojtur vlerat europiane, nëpërmjet rivendosjes së besimit dhe integritetit të institucioneve të reja të drejtësisë, me besnikëri të hekurt ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe sundimin e ligjit në vend. 🇦🇱️🤝🇪🇺”, shkruan Blushi në Facebook.

Zërat për një video kompromentuese me një ambasadori dhe një zv.ministre kanë nisur që para goditjes së Shqipërisë nga tërmeti. Në atë kohë media të ndryshme hodhën dyshime se në video ishte Soreca dhe Kuko, ku Nikoll Lesi shtoi dyshimet dhe shkruante se video disponohej nga Presidenti. Por pas goditjes së vendit nga tërmeti kjo çështja u shua, por pak ditë më parë Kuko që u akuza se ishte në video foli vetë dhe tha se ishte një goditje nën brez. Po ashtu dje dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, u shpreh se nuk i kishte dhënë rëndësi dhe që të mos merrej me lajme të rreme.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Video kompromentuese e Sorecës me Kukon? Presidenca: Distancohemi nga këto shpifje, të ndalen shantazhet ndaj ambasadorëve

  1. Ku ka zë nuk është pa gjë

Shto Koment