Aktualitet

‘Teatri’/ Reagon sërish Veliaj: E keni vënë re që lëvizjet kundër progresit janë PD e LSI me mashat!!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj reagon sërish për Teatrin. Ai shkruan se PD dhe LSI janë kundër progresit në vend.
Featured image of article: ‘Teatri’/ Reagon sërish Veliaj: E keni vënë re që lëvizjet kundër progresit janë PD e LSI me mashat!!

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish lidhur me çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në rrjetet e tij sociale, Veliaj ka shpërndarë një foto të punimeve që ai ka kryer në Tiranë dhe që kanë ngjallur protesta.

“Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUnë dhe sot kundër Teatrit të ri! Kundër, kundër, kundër! E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend jane i njejti grup? PD dhe LSI me mashat!!,“-shkruan Veliaj krahas videos. 

Përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Artistët ngujohen brenda Teatrit dhe nënshkruajnë një marrëveshje për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Basha: Teatri do të shpallet monument kulture.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment