Politike

Teatri Kombëtar u hoq nga lista e godinave të mbrojtura në 2007-n? Berisha sqaron lajemt: Ka dy rrugë Toptani, është bërë ngatërresë

I pyetur në studion e emisionit “Opinion”, nëse kishte dijeni mbi këtë fakt, Berisha tha se ky objekt nuk u hoq nga lista në vitin 2007.
Featured image of article: Teatri Kombëtar u hoq nga lista e godinave të mbrojtura në 2007-n? Berisha sqaron lajemt: Ka dy rrugë Toptani, është bërë ngatërresë Sali Berisha

TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mohuar që në vitin 2007, godina e teatrit të jetë hequr nga qeveria e tij, nga një listë objektesh të konsideruara të rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

I pyetur në studion e emisionit “Opinion”, nëse kishte dijeni mbi këtë fakt, Berisha tha se ky objekt nuk u hoq nga lista në vitin 2007.

Fevziu: Sipas Kryeministrit, teatri është hequr nga një listë në vitin 2007, kur ju keni qenë Kryeministër.

Berisha: Ai është vendim i Bujar Leskaj, thotë kompleksi i ndërtesave në rrugën Murat Toptani.

Fevziu: Zëri kadastrial i kompleksit ndërtimor përfshin pallatin e Leka Zogut dhe është nr. 2

Berisha: Absolutisht jo, sot ka dalë Apollon Baçe, drejtori që ka bërë listën . Një herë Pallati Mbretëror është në rrugën Toptani dhe jo Toptani 2.  Ke dy rrugë. Rruga Toptani 2, është e teatrit, rruga Toptani është e Pllatit Mbretëor dhe kalasë. Ato janë të vlerësuara në këtë mënyrë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fevziu: Ju keni patur dijeni?

Berisha: Jo se s’ka ndodhur. Edhe sot merr Apollon Baçen, i cili tregoi çdo skicë dhe çdo gjë. Ka qenë kompleksi i ndërtesave, nuk është teatri. Janë katër ndërtesa. Dhe nuk e ka heq njeri.

Pastaj më fal një minutë, nëse  është hequr e kanë futur këta dhe këta e hoqën prapë. Ajo ka qenë. Çfarë kanë bërë këta. Nuk e kanë quajtur kompleks, por e kanë quajtur teatër, por ajo është kompleks.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment