Aktualitet

Dështimi i marrëveshjes për Teatrin, Basha: Nuk u hidhni dot hi syve shqiptarëve me njoftime gjysmake

Në një status në Twitter, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk mund t’u hedhin dot hi syve shqiptarëve me njoftime gjysmake. Basha shton se PD-ja nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj dhe se Teatri do të ruhet.
Featured image of article: Dështimi i marrëveshjes për Teatrin, Basha: Nuk u hidhni dot hi syve shqiptarëve me njoftime gjysmake Rama, Veliaj dhe Basha
Përditësuar:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pasi ditën e sotme u njoftua zyrtarisht tërheqja e Bashkisë Tiranë nga projekti i parë që do ndërtonte godinën e re të Teatrit në bashkëpunim me kompaninë Fusha. Në një status në Twitter, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk mund t’u hedhin dot hi syve shqiptarëve me njoftime gjysmake. Basha shton se PD-ja nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj dhe se Teatri do të ruhet.

Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj,”– shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkia e Tiranës, njoftoi se është tërhequr nga projekti i parë që do ndërtonte godinën e re me partneritet publik privat dhe tashmë ndërtimi do bëhet me buxhetin e bashkisë. Në një njoftim për mediat bashkia bën me dije se TK do të ndërtohet me fonde publike dhe godina e re do plotësojë të gjitha kërkesat teknike të artistëve për vënien në skenë të shfaqjeve.   

(f.m/dosja.al)

Shto Koment