Politike

‘Të zëmë mend të gjithë!’/ Shkarkimi i Muçit, Braçe: Ky është një super mësim, Meta zgjodhi më të papërshtatshmin

Zv.kryeministri Erion Braçe shkruan se e gjithë situata e krijuar me shkarkimin e Muçit vjen për shkak të vendimit të presidentit Ilir Meta për ta emëruar pa kaluar ende Vettingun. 
Featured image of article: ‘Të zëmë mend të gjithë!’/ Shkarkimi i Muçit, Braçe: Ky është një super mësim, Meta zgjodhi më të papërshtatshmin Erion Braçe, Besnik Muçi dhe Ilir Meta

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reagaur lidhur me shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit për shkak të pasurisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se e gjithë situata e krijuar me shkarkimin e Muçit vjen për shkak të vendimit të presidentit Ilir Meta për ta emëruar pa kaluar ende Vettingun. 

“Ky është një super mësim për cilindo që ka firmë e vulë në procesin e ndërtimit të Drejtësisë së Re. Duhet të zëmë mend të gjithë, të gjithë, tani! Jo më vonë, tani!
Çdo vonese pengon Drejtësinë e Re! Boll më me shtetin ku presidenti është edhe kryetari i partisë! Meta zgjodhi më të papërshtatshmin. Duhet të zëmë mend të gjithë, të gjithë, tani! Jo më vonë, tani!,”-shkruan ndër të tjera Braçe. 

Postimi i plotë: 

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

SA KEQ! SA KEQ! Por ky eshte #RULEOFLAW! Besnik Muci u emerua gjyqtar ne #GjykatenKushtetuese nga #PresidentiiRepublikes, pa kaluar #Vettingun!!!! Deklarata se per anetarin e #GjykatesKushtetuese nuk ka nevoje per #Vetting, eshte e kote, permban nje genjeshter te madhe! Sot, institucioni me i larte i Vettingut rrezoi Besnik Mucin! Tani, per vakancen ne #GjykatenKushtetuese, nis cdo gje nga e para! Presidenti kishte tre kandidatura per te emeruar gjyqtarin e #GjykatesKushtetuese, por zgjodhi me te papershtatshmin, ate qe ishte ende nen #Vetting, nuk e kishte kaluar ate. Ndaluni pak e mendoni; Dy gjyqtaret e zgjedhura nga Kuvendi kane kaluar qarte Vettingun, Arta Vorpsi e zgjedhur gjyqtare nga mekanizmi kushtetues zhbllokues, ka kaluar Vettingun; Mbi to nuk ka asnje kontestim per pasurine, lidhjet me krimin e aftesine profesionale. Zero! Ky eshte nje super mesim per cilindo qe ka firme e vule ne procesin e ndertimit te #DrejtesiseseRe. Duhet te zeme mend te gjithe, te gjithe, tani! Jo me vone, tani! Cdo vonese pengon #DrejtesineeRe! #DREJTESIAERE KALON NGA #RULEOFLAW, PASTERTIA, AFTESIA, PAVARESIA POLITIKE. Kjo eshte #ReformaNeDrejtesi! Ky eshte shteti ligjor dhe i se drejtes ku pushtet jane te ndara qarte! Boll me me shtetin ku presidenti eshte edhe kryetari i partise! Boll me me shtetin ku politikani i opozites, anetari i kryesise se partise, eshte edhe anetar i Gjykates Kushtetuese! Boll me me refuzimin e politikaneve per te hequr dore nga beteja per te emeruar prokuroret e gjykatesit e tyre! Boll me me betejen e perhershme per te shmangur Vettingun dhe emeruar ne Drejtesine e Re prokurore e gjykates qe nuk kalojne Vettingun! Ndarja e pushteteve eshte thelbi i shtetit kushtetues, Heqja perfundimtare dore nga sundimi i politikaneve mbi Drejtesine eshte thelbi i Reformes ne Drejtesi. Ja vlen beteja per to! Deejtesia e Re duhet te jete garanci per te gjithe, jo imunitet per politikanet, familjet, klientet e bizneset e tyre! #BARAZIPARALIGJIT TANI!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment