
TIRANË– Familja Rasha ka hapur dyert e mortit. Në zonën e Laprakës në Tiranë, familja e 25-vjeçarit që u vra gjatë natës nga Policia sepse u iku me vrap kur i kërkuan që të ndalonin, ka nisur me pritjen e ngushëllimeve në shtëpi.
Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga lagjia e 25-vjeçarit, zonjat e veshura me të zeza janë mbledhur në banesën e tij. Ndërkohë që trupi i tij është ende në morg, ku edhe po i bëhet ekspertiza.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.
(k.m/dosja.al)