Showbiz

Të veshur si për në altar/ “Martohen” Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha

FOTO
Në pamje të parë të jep idenë e një martese, por në të vërtetë ka qenë vetëm e një sfilatë nga stilisti shqiptar Joni Peçi.
Featured image of article: Të veshur si për në altar/ “Martohen” Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha

TIRANË– Gjatë kësaj fundjave me siguri keni vënë re që Instagrami u mbush me shumë “nuse”  dhe çifte të njohur të showbizzit shqiptar që u veshën sikur po kurorëzoheshin me martesë.

Të mbledhur në sfilatën e Joni Peçit tek  “E diela shqiptare”, këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj është shfqur së bashku me  partnerin e saj Vitmar Basha, si çifti që po shkonte drejt altarit.

Në pamje të parë të jep idenë e një martese, por në të vërtetë ka qenë vetëm e një sfilatë nga stilisti shqiptar Joni Peçi.

Teksa të dy kanë qenë pjesë e këtij eventi Marsela krahas fotos në Instagram shkroi: Jua rekomandoj ta shihni. Do keni një surprizë plot emocion. Joni Peci faleminderit për këtë kujtim të magjishëm që na dhurove.

 

View this post on Instagram

 

Në këtë mbrëmje të veçantë që u ngrit si një përqafim i ngrohtë për jetën në të gjitha sfumaturat e saja, DASHURIA që triumfon është me siguri mbyllja më e bukur. Ne ecëm të emocionuar sikur të ishte me te vertetë dita e parë që jemi takuar dhe njëkohësisht sikur të ishte me të vërtetë dita e parë e një udhëtimi të gjatë që na pret përpara. Faleminderit Artistit @jonipeci_store që na shëndrroj për një ditë në modelët e dashurisë në këtë pasarelë plot magji që është jeta. We love you Joni. Faleminderit @marcela_lati dhe @geraldina_sposa për kujdesin ndaj meje në cdo detaj. Faleminderit @enilena_makeupartist si gjithmonë ne krahun tim. Dhe… faleminderit ty Vitmari im që çdo ditë më bënë të ndihem vajza më e lumtur ne botë. @vitmarbasha ❤ Model pë një ditë 🤗📸🎬📽 #tirana @edielashqiptare

A post shared by Marsela Çibukaj (@marselacibukaj) on

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Mes shumë të personazheve të famshëm që sfiluan në,  Marsela dhe Vitmari ishin të fundit që u shfaqën, të veshur me vello dhe kostum sikur po martoheshin.  Çifti parakaloi nën tingujt e “La vita” të Shirley Bassey, interpretuar nga këngëtaret Inva Mula dhe Aurela Gaçe.

Kujtojmë që në gusht të vitit të kaluar, qarkulloi lajmi se Marsela dhe Vitmari do të martohen, por nuku dha një datë. E përmes albumit të ri të Vitmarit, Marsela shihet si muza e tij. Albumi i titulluar “9” është dedikim për këngëtaren.

 “Ka gjëra që nuk shpjegohen dot me fjalë, sidomos dashuria.”–  u shpreh këngëtarja muaj më parë.

Ndërsa të gjithë janë kuriozë për datën e dasmës së tyre, në një intervistë për “Gjesi,” çifti u pyet: Po dasmën kur do e bëni?

Në atë moment Vitmari tha se dasma do të bëhet në  pranverë, ndërsa Marsela e kundërshtoi.

“Jo, nuk është e vërtetë. Unë si vajzë nuk mund të them se kur e kemi për t’u martuar sepse i përket djalit t’i propozojë vajzës. Presim propozimin dhe unazën dhe pastaj caktohet data.”– u shpreh ajo duke qeshur.

A.C/Dosja.al

Shto Koment