Showbiz

‘Të vdes unë’, Arbana e paska mësuar mirë Eduartin të gatuajë: Kur kam arritur edhe unë… moderatorja i shpreh dashurinë hapur(FOTO)

Krahas komentit të Eduardit, ka reaguar edhe Arbana në komentin e tij duke shkruar:
Featured image of article: ‘Të vdes unë’, Arbana e paska mësuar mirë Eduartin të gatuajë: Kur kam arritur edhe unë… moderatorja i shpreh dashurinë hapur(FOTO) Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

TIRANË- Arbana Osmani është një prej moderatoreve më të dashura për publikun shqiptar. Ajo prej kohësh ka treguar se po punon për librin e saj të dytë të gatimit “Receta për 5 minuta” që do të dalë në treg gjatë panairit të librit në Tiranë.

Ndërkohë që gjithçka është gati, moderatorja përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë  me ndjekësit edhe kopertinën e librit  të saj.

Pas këtij momenti të gjithë miqtë dhe kolegët e saj e kanë ripostuar foton me kopertinën e librit të Arbanës duke i uruar sa më shumë suksese.

Por mes tyre ka  qenë edhe reagimi i partnerit të saj, Eduard Grishaj i cili prej ka qenë çdo hap të realizimit të këtij libri, por nuk ka qëndruar pa bërë një koment për librin ku shkruan: Me këtë libër mund të gatuani ushqimet më të mira  ndonjëherë, më besoni e kam nga eksperienca edhe kur kam arritur të gatuaj edhe unë, mund t’ia dilni të gjithë.

 

Ndërsa krahas këtij komenti kaq të sinqertë nga ana e regjizorit, ka reaguar edhe Arbana në komentin Eduardit duke shkruar: Të vdes  unë, dhe e shoqëron me një zemër të kuqe.

Tashmë ndjenjat e dashurisë karshi njëri-tjetrit Eduardi dhe Arbana nuk po fshihen t’i shprehin hapur.

A.C/Dosja.al

Shto Koment