Aktualitet

Të vëllait i hoqën zemrën/ Flet e motra: Kur u shtrua, u futa në spital dhe shkova deri te krevati, pastaj s’më lejuan ta takoj

E ftuar në emisionin emisionin  “Repolitix”, ka thënë se mjekja në Spanjë ka thënë se i ka injektuar Saimir Sulës një ampulë aloperidol dhe në pak sekonda i pushoi zemra. 
Featured image of article: Të vëllait i hoqën zemrën/ Flet e motra: Kur u shtrua, u futa në spital dhe shkova deri te krevati, pastaj s’më lejuan ta takoj Majlinda Sula

TIRANË– Majlinda Sula motra e 31-vjeçarit të cilit iu hoq zemra në Spanjë, ka thënë se ditën që vëllai u shtrua në spital ka arritur të shkojë ta shoh, por pas asaj dite nuk është lejuar më.

E ftuar në emisionin emisionin  “Repolitix”, ka thënë se mjekja në Spanjë ka thënë se i ka injektuar Saimir Sulës një ampulë aloperidol dhe në pak sekonda i pushoi zemra.

“Gjendja e tij ishte mirë. Kam shkuar deri tek krevati në datë 8 maj. Ishte vetëm në pavion. Të nesërmen ne morëm përgjigjen e COVID negativ. Në kartelë thoshte se u axhitua dhe ne prandaj i bëmë gjilpërën. Mjeka thotë, unë i bëra një ampulë aloperidol dhe në pak sekonda i pushon zemra. Thonë se shkaku është i panjohur. Thotë se njoftova mjekët e tjerë. Vëllai im përdori aloperidol edhe në spitalet e tjera në Shqipëri. Janë përdorur qetësues të tjerë. Hyri me temperaturë 38 gradë” – tha Majlinda Sula.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Saimir Sula ndërroi jetë në maj të vitit 2020, pasi kishte shkuar në një spital në Spanjë për të bërë testin e koronavirusit. As 24 orë pas shtrimit të tij, e motra është telefonuar nga mjekët spanjollë për të tërhequr trupin e pajetë. Nga autopsia shqiptare ka rezultuar se kufoma nuk ka pasur disa organe në trup, duke ngritu dyshime për trafikun e tyre. Prokuroria shqiptare ka dërguar letërporosi dhe ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa në Spanjë janë marrë nën hetim 4 mjekë.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment