Showbiz

“Të Top Channel të përcollën”, Fiori Dardha i kthehet publikisht ndjekëses: Tentove të më fyeje, më përcollën si zonjë (BISEDA)

Fiori Dardha ka replikuar me një ndjekëse e cila i kujton të shkuarën në Top Channel.
Featured image of article: “Të Top Channel të përcollën”, Fiori Dardha i kthehet publikisht ndjekëses: Tentove të më fyeje, më përcollën si zonjë (BISEDA) Moderatorja, Fiori Dardha.

TIRANË– Moderatorja Fiori Dardha prej kohësh moderon emisionin “Boom” në Ora News së bashku me Rozana Radin. Por përpara se të drejtonte këtë emision, Fiori ishte pjesë e Top Channel në emisionin investigativ, “Fiks Fare”.

Një komentuese i ka sjellë në vëmendje kohët e vjetra dhe i shkruan: “Te Top Channel të përcollën”.

Por, moderatorja nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment të ndjekëses.

Biseda                                 

Ndjekësja: Te Top Channel të përcollën.

Fiori Dardha: Poo me shumë vlerësim dhe respekt madje! Hyra si zonjë (duke fituar një audicion ku morën pjesë edhe plot të tjerë) dhe më përcollën po si zonjë, duke pranuar dorëheqjen time në mënyrën më qytetare të mundshme.

Ndjekësja: Po thjesht dëgjova nëpër portale për ty prandaj pyeta.

Fiori Dardha: Ti nuk pyete. Nuk ishte thjeshtë kuriozitet. Ti thjesht tentove (me atë tënden) të më fyeje. Arsyen e di ti, sepse nuk mund të kujtohesh pas 3 vjetësh (fiks aq u bënë që jam larguar nga Top Channel) të bësh një koment të tillë. Gjithë të mirat!

Pas kësaj bisede, moderatores nuk i ka dalë e keqja, por ka postuar në rrjete sociale komentet mbi të cilat shkruan: Ka dhe nga ata që i qajnë hallin kalorësit, se i varen këmbët!

Postimi i Fiori Dardhës.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment