Aktualitet

Të tmerruar nga çfarë u kanë parë sytë, Lleshaj dhe shefi i Antiterrorit: Ky nuk është kamp, ky është ferr, shqiptarët duhet të dinë se çfarë bëhet këtu

Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, të Top-Channel, të dy e përshkruan atë kamp si nëj ferr dhe thanë se shqiptarët duhet të shikojnë se çfarë bëhet në ato ambiente.
Featured image of article: Të tmerruar nga çfarë u kanë parë sytë, Lleshaj dhe shefi i Antiterrorit: Ky nuk është kamp, ky është ferr, shqiptarët duhet të dinë se çfarë bëhet këtu Delegacioni shqiptar në Siri

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe shefi i Antiterrorit Gledis Nano janë tmerruar nga ajo që janë parë në kampin ‘Al-Hol’, nga ku janë nxjerrë rreth 50 gra e fëmijë shqiptarë, të cilët do kthehen në vendin e tyre të lindjes.

Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, të Top-Channel, të dy e përshkruan atë kamp si nëj ferr dhe thanë se shqiptarët duhet të shikojnë se çfarë bëhet në ato ambiente.

Ajo që u krye deri tani dhe ato që do bëhen, kanë çështjen e sigurisë parësore. Kjo na bëri të ndërmerrnin hapa shumë të kujdesshme. Them se ia kemi arritur sot. Ato çfarë kemi parë në Al Hol do doja të transmetoheshin që shqiptarët të shikojnë kushtet atje, se çfarë bëhet. Atje është kampi i Ferrit dhe jo Al Hol. Jam falenderues dhe për familjet që madje se kanë ditur fare qe kemi udhëtuar drejt Sirisë,”- tha Nano dhe Lleshaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Gledis Nano dhe Muhamed Veliu

Operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve ka nisur mesditën e sotme dhe pritet që nesër, 50 fëmiëj e gra të mbërrijnë në Rinas. Pas shumë lutjeve përmes mediave, shqiptarët do të kthehen në vendin e tyre të lindjes. Në Liban ka shkuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili do të bëjë rrugën em të atdhesuarit. Me Ramën do të udhëtojë i vogli i familjes Dumani, Endri, ndërsa motra e tij, eEva nuk ka arritur të dalë që atje. Katër të tjerët, të cilëve u janë zbuluar dhe identitetet janë gruaja Floresha Rasha dhe fëmijet e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment