Politike

“Të shtunat do bëhen mësim”, Shahini tregon planin e shkollave kur gjithçka t’i kthehet normalitetit

Në një lidhje "Skype", në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, Shahini tha se me nxënësit po punohet me dy mënyra, me internet dhe me leksione nga televizioni.
Featured image of article: “Të shtunat do bëhen mësim”, Shahini tregon planin e shkollave kur gjithçka t’i kthehet normalitetit Besa Shahini

TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahini është shprehur se kur shkolla t’i kthehet mësimit normal, e shtuna do të bëhet mësim. Në një lidhje “Skype”, në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, Shahini tha se me nxënësit po punohet me dy mënyra, me internet dhe me leksione nga televizioni.

 “Një pjesë e madhe e Bashkisë i kanë mbyllur dizinfektimet. Të gjitha bashkitë kanë kryer dizinfektimin tashmë të shkollave. Nuk e dimë se kur do kthehemi dhe nuk dimë asgjë sa zgjat situata, duhet të veprojmë sipas rrethanave. Nëse kthehemi në shkolla, të shtunat do të bëhen mësim. Mësuesit dhe nxënësit po merren vesh me njëri tjetrin në forma elektronike më tepër. E vetmja pengesë është se 4 ose 5 përqind të nxënësve nuk kanë internet ose nuk kanë pajisje teknologjike dhe këta nxënës po ndjekin leksionet ose mësimet në televizion. Vlerësimet bëhen nga mësuesit. Temat që janë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe, do të fliten me nxënësit. Problemet i kanë ata mësues që kanë shumë nxënës, me të cilët duhet të komunikojë. Të tillë mësues e kanë të vështirë që të flas me nxënësit një më një”, tha Shahini.

Besa Shahni u shpreh se do të zëvendësohen të gjitha orët që nuk janë bërë dhe se nuk rrezikohet viti akademik. Më tej, Shahini shpjegoi se universitetet pavarësisht se kanë autonomi, po shohin mënyrat e marrjes së leksioneve online.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne gjatë kësaj periudhe po bëjmë mësim, prandaj unë mendoj se nuk kemi nevojë që të shtyjmë provimet kombëtare, por do ta shohim nëse duhet ta shtyjmë. Sido të jetë, ne po komunikojmë edhe me Ministritë e Arsimit me vende të tjera të rajonit, për të parë si do të veprojmë. Viti akademik do të mbyllet.  Nuk rrezikohet viti akademik. E gjithë bota po kalon në të njëjtën fazë. Për momentin kemi planin A që deri më 3 prill nuk shkojmë në shkollë fizike, por do kemi edhe plan B, nëse duhet të shkojmë tej kësaj date. Nëse kthehemi më 6 prill, duhet të dizinfektohen shkollat, kurse nëse nuk kthehemi, kemi planin për leksione online. Universitetet janë autonome, ndaj kemi tjetër raport me ta. Kemi udhëzuar. Universiteti i Durrësit ka disa leksione online. Janë dy platforma që janë falas, ku pedagogu mund ta bëjë ligjëratën live. Unë mendoj se edhe universitetet do të shkojnë drejt transmetimit live,”- deklaroi ajo.

Pamjet vijnë në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment