
KORCË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ditën e djeshme. Kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid një çift bashkëshortësh. Sipas burimeve çifti i moshës 69 – 70 vjeç prej 2 javësh ishin infektuar nga koronavirusi, ndërsa gjatë ditëve të fundit gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar duke u trajtuar në spitalin e Korçës.
Mësohet se çifti i bashkëshortëve ishin prindërit e drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, Litjan Broka.
Ishte nëna e drejtorit të spitalit ajo që ndërroi jetë e para ndërsa pas pak orësh ndërroi jetë edhe babai i tij.
(A.B)/Dosja.al