Showbiz

Të shtrirë në krevat me serume, Anxhelina Hadërgjonaj publikon momentin kur ndodhet në spital bashkë me grimierin e Kylie Jenner: Pas një nate të gjatë…

FOTO
Anxhelina Hadërgjonaj dhe makeup artisti i Kylie Jenner, Ariel kanë një shoqëri të ngushtë së bashku e cila shkon në disa vite. Ariel feston ditën e lindjes e duke qënë se Anxhelina ndodhet larg tij e ka uruar me kujtimet që kanë bërë në vitet e shkuara.
Featured image of article: Të shtrirë në krevat me serume, Anxhelina Hadërgjonaj publikon momentin kur ndodhet në spital bashkë me grimierin e Kylie Jenner: Pas një nate të gjatë… Anxhelina- Ariel
Përditësuar:

TIRANE– Makeup artisti i Kylie Jenner, Ariel feston ditën e sotme ditëlindjen dhe nuk ka munguar urimi i mikeshës së tij shqiptare, Anxhelina Hadërgjonajt.

Vajza e këngëtares shqiptare e uroi mikun e saj me të cilin ndan banesën kur qëndron në Amerike, me disa foto nga daljet e tyre të sheshta. Mirëpo ajo e cila na tërhoqi vëmendjen ishte në foto ku shihet se Ariel dhe Anxhelina kanë përfunduar në spital, të dy me serume pasi mbrëmjen paraardhëse e kaluan duke pirë jashtë.

Si duket dita tjetër pasi kemi dalë gjithë natën jashtë. Më mungon shumë‘- shkruan Anxhelina në story-n e publikuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Instastory- Anxhelina

Karantina e ka gjetur Anxhelinën në Shqipëri ndërsa Ariel në Amerikë, duke bëre që të mos kenë mundësine të festojnë ditëlindjen e tij.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment